Bota

Zbulohet spiuni egjiptian në zyrën e kancelares gjermane! Kishte akses në të dhënat e 400 gazetarëve nga 60 shtete

Agjensia BfV tha në raportin e saj vjetor, të lëshuar të enjten, se "masa ekzekutive" u kryen kundër këtij burri në dhjetor me urdhër të prokurorëve federal.
Featured image of article: Zbulohet spiuni egjiptian në zyrën e kancelares gjermane! Kishte akses në të dhënat e 400 gazetarëve nga 60 shtete Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

GJERMANI- Autoritetet gjermane po hetojnë  se një punonjës i zyrës së shtypit të qeverisë ka punuar me vite për një shërbim të inteligjencës egjiptiane i cili jepte informacionet secret të Gjermanisë. Agjensia BfV tha në raportin e saj vjetor, të lëshuar të enjten, se “masa ekzekutive” u kryen kundër këtij burri në dhjetor me urdhër të prokurorëve federal.  Fjala është për Steffen Seibert, bashkëpunëtor i zëdhënësit të qeverisë gjermane, i ekspozuar si një agjent egjiptian.

Zëdhënësi i qeverisë së Martina Fietz nuk pranoi të jepte detaje dhe gjithashtu nuk tha nëse burri është ende në Gjermani apo në paraburgim.

“Ne nuk bëjmë komente për hetimet në vazhdim ose për çështjet e personelit,” u tha Fietz gazetarëve në një konferencë të rregullt qeveritare.

Ndëkohë e e përditshmja Bild, pa cituar burime, raportoi se burri punonte për shërbimin e vizitorëve të zyrës së shtypit, e cila organizon vizita në institucionet politike në Berlin për zgjedhësit e ligjvënësve gjermanë. Fietz nuk pranoi ta konfirmojë këtë, por tha që njerëzit që punojnë në shërbimin e vizitorëve nuk kanë asnjë qasje në bazat e të dhënave të tjera në zyrë, përfshirë ato që përmbajnë detaje të akreditimit të reporterëve.

Agjensia gjermane e inteligjencës tha që shërbimet e huaja dhe të inteligjencës së Egjiptit janë aktive në Gjermani, kryesisht në përpjekje për të siguruar informacione për kundërshtarët e qeverisë që jetojnë atje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mësohet se spiuni ka pasur akses në të dhënat e 400 gazetarëve nga 60 shtete. Incidenti ndodhi në vitin 2013 në vitet e të famshmit Wikiliks të Eduard Snoëden ish spiun i NSA që zbuloi super kontrollin e miliona amerikanëve e të huajve nga ana i shërbimit sekret amerikan. Në një moment doli në skenë që NSa kishte vënë në përgjim edhe telefonin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ajo reagoi e indinjuar që ‘kjo gjë nuk bëhet midis dy vendeve miq’. Mëkat që u zbulua pak kohë më vonë që amerikanët kishte pasur akses edhe nëpërmjet disa bazave ushtarake në një baze europiane.  Nga baza e NSA ishin përgjuar prej vitesh edhe me mbështetjen e shërbimeve sekrete gjermane shumë politikanë evropian.

Burimi:.thisismoney.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment