LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbulohet skema: Masazhatorja e seksit, i ofroi agjentit të infiltruar marrëdhënie intime për para, si ranë në kurth

24 Nëntor 2020, 14:42 Nga DOSJA
Zbulohet skema: Masazhatorja e seksit, i ofroi agjentit të infiltruar

TIRANË– Prostitucioni ka hyrë dhe në bizneset në vend e sidomos në qendrat estetike.

Në Gjykatën e Tiranës ka përfunduar i pandehur administratori i qendrës estetike “M C”, e ndodhur në rrugën “Margarita Tutulani”, në Tiranë.

Shtetasi me inicialet M. M., është akuzuar për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, bashkë me shtetasen A. D., e akuzuar për “Prostitucion”. Kjo e fundit e punësuar në qendrën estetike të lartpërmendur, por që aty ofronte për klientët edhe shërbime seksuale.

Gjatë gjykimit të çështjes, administratori M. M., nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria, duke thënë para gjykatës së nuk kishte dijeni se çfarë bënin punonjëset. Nga ana tjetër, shtetasja A. D. ka pranuar se ka ushtruar prostitucion kundrejt një pagese ekstra në qendrën estetike ku ishte punësuar dhe se këtë gjë ajo e bënte për arsye ekonomike.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm administratorin e qendrës estetike, shtetasin M. M., ndërsa shtetasen A. D. e ka dënuar me 2 muaj burg. Dënim ky i konvertuar më pas në 4 muaj Shërbim Prove. Por si u zbuluan shërbimet ekstra që ofroheshin në qendrën “M C”.

Vendimi i Gjykatës

Në vendimin e gjykatës të siguruar nga gazeta “Panorama”, thuhet se në datën 01.06.2018, rreth orës 19.00, në këtë qendër estetike është futur për të bërë masazh, personi me inicialet A. H., i autorizuar nga prokurori për kryerjen e veprimeve simuluese.

Masazhi i tij është kryer nga e pandehura A. D., dhe personi i autorizuar ka regjistruar gjithë komunikimin “audio” që ka pasur me të. Nga tërësia e komunikimit midis tyre, rezulton qartë që e pandehura A. D. kundrejt një pagese i ka ofruar personit të autorizuar shërbimin seksual të “s**** g****”, të cilin më pas e ka realizuar plotësisht.

Gjithashtu nga biseda ndërmjet tyre rezulton ndër të tjera se e pandehura është pyetur nga personi me inicialet A. H. në lidhje me pagesën e masazhit dhe ajo i është përgjigjur se kushton 3.000 lekë/orë dhe se pagesa kryej po tek ajo.

Pasi ai i ka bërë me dije se dëshironte t’i linte një kafe, pra pagesë shtesë përveç tarifës së masazhit, ajo i është përgjigjur se kur lë më shumë lekë te recepsioni thonë pse ky ia jep këto lekë, pse lë më shumë, ndaj klientët pagesat i lënë gjithmonë në dhomat ku ofrohet shërbimi.

Si punësoheshin vajzat

Gjatë hetimeve është pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin shtetasja K. B., e cila ka shpjeguar ndër të tjera se prej 5 muajsh është e punësuar në qendrën e masazhit “M*** C****” dhe këtë vend pune e ka gjetur nëpërmjet rrjeteve sociale, ndërsa në intervistë për punën e ka marrë i pandehuri M. M.

Klientët i kanë kërkuar t’u ofrojë shërbime seksuale kur iu bënte masazh, por ajo i ka refuzuar. Pronari i qendrës është M. M., i cili ia u ka bërë të qartë se do t’i pushonte nga puna nëse do të bisedonin se çfarë bëhet në qendrat e masazhit. Pronarët e qendrës nuk i kishin kërkuar në mënyrë direkte që t’u ofronte shërbime seksuale klientëve, por i kanë thënë se klienti duhet të ndihej i kënaqur.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se në një moment i pandehuri M. M. i ka thënë asaj që “nëse klienti i kërkon shërbime ekstra si ma****im ose s*** o***, ti bëje njëherë se nuk të gjen gjë”, por ajo ka refuzuar. Më pas, ai ka vazhduar duke i thënë se “nëse do vazhdojë mos t’i kënaqë klientët, nuk do ta ketë të gjatë në këtë punë”./Panorma.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prostitucion në qendrat e masazhit prostitucion në qendrat e masazhit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni