Aktualitet

Zbulohet skandali/ Doganat heqin gjobën 400 mijë euro për ‘Gega Oil’, ‘bien në hall’, s’dinë si të anulojnë raportin trashanik

Përmes një postimi në  Facebook, Tomorri shkruan se gjoba prej 400 mijë eurosh ndaj Gega Oil është hequr, dhe jo vetëm kaq por rezulton se ‘’evazioni” kishte qëndruar në faktin se inspektorët e doganave dhe ekspertët e policisë kishin bërë llogaritë gabim, duke harruar matjen e firove.
Featured image of article: Zbulohet skandali/ Doganat heqin gjobën 400 mijë euro për ‘Gega Oil’, ‘bien në hall’, s’dinë si të anulojnë raportin trashanik Klodian Tomorri dhe Paulin Gega

TIRANË- Gazetari i ekonomisë në Top-Channel, Klodian Tomorri ka deklaruar se rreth dy muaj më parë policia e shtetit lajmëroi me bujë një aksion të ndërmarrë për evazionin në fushën e hidrokarbureve, dhe ku njoftoi shpalljen në kërkim të administratorit të Gega Oil, Paulin Gega, gjë e cila rezultoi të ishte një flluksë e madhe.

Përmes një postimi në  Facebook, Tomorri shkruan se gjoba prej 400 mijë eurosh ndaj Gega Oil është hequr, dhe jo vetëm kaq por rezulton se ‘’evazioni” kishte qëndruar në faktin se inspektorët e doganave dhe ekspertët e policisë kishin bërë llogaritë gabim, duke harruar matjen e firove.

E ca ndodh me pas? Rezulton se inspektoret tutkune te doganave dhe ekspertet injorante te policise kishin bere llogaritjet gabim. Nuk kane ditur te masin firot, qe njihen me ligj. Tani dogana eshte ne hall. Gjoben e hoqen, por nuk dine si te anullojne raportin pacavure te kontrollit”, shkruan Tomorri, teksa shton se shteti është bërë qesharak.

Sipas  Tomorrit drejtoria e doganave është në hall, pasi pas heqjes së gjobës tashmë nuk dinë si të anulojnë raportin e kontrollit, të cilin ai e quan ‘paçavure’.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Ky eshte shtet sharlatanesh

Dy muaj e ca me pare, autoritetet fiskale dhe Policia e Shtetit dolen me tam-tame ne media se kishin zbuluar nje skeme gjigande evazioni ne fushen e karburanteve. Kompania e kapur ne evazion ishte Gega Oil, e cila sipas qeverise kishte fshehur miliona leke taksa dhe madje kishte pastruar edhe para.

“U kryen hetime intensive që çuan në konkluzionin se administratori i kompanisë, shtetasi Paulin Gega, përmes subjektit “Gen Klaudis Sha” që njihet me emrin tregëtar “Gega Oil”, ka kryer evazion fiskal në përmasa të konsiderueshme,”- thuhej ne njoftimin zyrtar te Policise se Shtetit qe ju shpernda mediave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lincohet nje biznes, gjobitet me 400 mije dollare, shpallet ne kerkim administratori e madje u serviret mediave lajmi ne menyre te tille sikur ai eshte arratisur per t’i shpetuar policise.

E ca ndodh me pas? Rezulton se inspektoret tutkune te doganave dhe ekspertet injorante te policise kishin bere llogaritjet gabim. Nuk kane ditur te masin firot, qe njihen me ligj. Tani dogana eshte ne hall. Gjoben e hoqen, por nuk dine si te anullojne raportin pacavure te kontrollit.

Eshte cmenduri se si nje shtet mund te jete kaq qesharak. Nuk ka rast te dyte ne bote, as ne Afrike nuk e gjen. Si mundet nje shtet, nje administrate te perfundoje ne kete gjendje?

Dy rruga ka. Ose jane totalisht te paafte, ose e bejne me qellim. Godasin padrejtesisht biznese te caktuara per llogari te aktoreve te tjere. Sepse aparati yne shteteror funksionon si nje bande qe ka vetem nje qellim: te eliminoje konkurrencen ne treg. Kete bejne ne tendera, ne ankande, ne treg, kudo. Ne cdo rast, nje shtet keshtu ka marr fund.

“Pasi kryem hetime intensive zbuluam evazion te konsiderueshem”- thone. Vetem se ata qe kryen hetimet nuk dinin tabelen e shumezimit dhe mbledhje zbritjet. Sharlatane komplet.

Tani, popullit i mbetet te paguaje faturen e gjyqeve per paudhesite qe ben administrata nga padija ose qellimisht. Sepse cdo biznesi qe lincohet ne kete menyre, i lind e drejta te kerkoje demshperblim deri me nje.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment