Sport

Zbulohet sekreti i formës fizike të Cristiano Ronaldo-s, është një shef italian i kuzhinës

Shef Barone me origjinë nga Sardegna është i vlerësuar nga sportistët jo vetëm për aftësitë e tij kulinare, por edhe për kujdesin që tregon kur lëviz dhe në ndarjen e punës së tij për personalitete të famshëm të kalibrit Cristiano Ronaldo
Featured image of article: Zbulohet sekreti i formës fizike të Cristiano Ronaldo-s, është një shef italian i kuzhinës Giorgio Barone dhe Cristiano Ronaldo

TORINO-Pas formës së jashtëzakonshme fizike të Cristiano Ronaldos dhe muskujve të tij nuk është vetëm stërvitja e madhe, por edhe një dietë strikte ushqimore. Prej muajsh ai që ndihmon yllin portugez të Juventusit përsa i përket të ushqyerit është Giorgio Barone, një shef kuzhine që në të kaluarën është kujdesur edhe për yje të tjerë të futbollit mes të cilëve Alberto Aquilani , Massimo Ambrosini e Kevin-Prince Boateng dhe tani është pjesë e stafit të Cristiano Ronaldos të cilin e shoqëron në të gjitha udhëtimet dhe gatuan për të dhe familjen e tij

Shef Barone me origjinë nga Sardegna është i vlerësuar nga sportistët jo vetëm për aftësitë e tij kulinare, por edhe për kujdesin që tregon kur lëviz dhe në ndarjen e punës së tij për personalitete të famshëm të kalibrit Cristiano Ronaldo

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas ‘Marca’ edhe pse është një kuzhinier që ka të gjithë prozhektorët mbi vetë, në periudhën e fundit, Barone është parë shpesh në Torino në shtëpinë e portugezit dhe madje edhe në jahtin e tij. Kush e njeh, e vlerëson klasin e tij në të gatuar dhe në zgjedhjen e lëndëve të para ushqimore sigurisht duke u bazuar dhe te kërkesat e klientëve të tij dhe një personaliteti si Cristiano Ronaldo, kërkesat nuk i mungojnë aspak, përkundrazi….

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment