Bota

Zbulohet rasti i parë i muratjës bubonike në SHBA, kujdes, sëmundja e rrezikhsme ju ngjitet edhe nga një pickim pleshti

Murtaja bubonike është një sëmundje infektive e shkatuar nga bakterie që shfaqen natyrshëm kryesisht në Kolorado, ka njoftuar media e huaj KUSA. Ajo gjithashtu është quajtuar si “Vdekja e zezë”,  e cila ka shkaktuar 50 milionë vdekje në Evropë gjatë shekullit të 14-të, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Featured image of article: Zbulohet rasti i parë i muratjës bubonike në SHBA, kujdes, sëmundja e rrezikhsme ju ngjitet edhe nga një pickim pleshti Foto Ilustruese

SHBA– Një ketër në Kolorado ka shfaqur shenja të murtajës bubonike këtë fundjavë. Ketri u gjend në qytetin Morrison dhe sipas njoftimit të publikuar nga Shëndetësia Publike e Qarkut Jefferson, ketri është rasti i parë i sëmundjes së murtajës të regjistruar në Jefferson.

Murtaja bubonike është një sëmundje infektive e shkatuar nga bakterie që shfaqen natyrshëm kryesisht në Kolorado, ka njoftuar media e huaj KUSA. Ajo gjithashtu është quajtuar si “Vdekja e zezë”,  e cila ka shkaktuar 50 milionë vdekje në Evropë gjatë shekullit të 14-të, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Sëmundja mund të kalojë te njerëzit dhe kafshëve shtëpiake nëse nuk merren masat e duhura. Njerëzit mund të infektohen nëse një kafshë e infektuar i kafshon, nëse dikush kollitet në afërsi të tyre, madje dhe nga picikimi i një pleshti.

Simptomat e murtajës Bubonike përfshinë, shfaqen e papritur të etheve të larta, të dridhura, dhimbje koke, të vjella dhe enjtje. Por mund të mjekohen më antibioitik nëse shkohet në kohë te mjeku.  Shëndeti Publik i Qarkut Jefferson ka rekomanduar marrjen e këtyre masave të sigurisë për të parandaluar që sëmundja të përhapet te njeriu ose kafshët shtëpiake:

Zhdukni të gjitha burimet e ushqimit, strehimit dhe aksesit për kafshët e egra përreth shtëpisë.

Mos ushqeni kafshë të egra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reduktoni habitatet e kafshëve të egra.

Njerëzit dhe kafshët shtëpiake duhet të shmangin kontaktin me kafshë të egra të sëmurë ose të vdekur dhe brejtës.

Kush ka kafshë shtëpiake të sëmura të vizitohen nga një veteriner.

Konsultohuni me veterinerin tuaj për pleshtin dhe kontrollin e kafshëve shtëpiake.

Kujdesuni që kafshët shtëpiake të mos bredhin lirshëm jashtë shtëpisë ku mund të kenë kontakte me kafshë të egra dhe ta sjellin sëmundjen në shtëpi me vete.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment