Sport

Zbulohet prapaskena e merkatos: ylli i Anglisë arriti akord me Barcelonën, por u tremb nga konkurrenca

Ai donte të linte ekipin e Manchester United për të kaluar te kampionët e Spanjës, por në fund marrëveshja nuk u realizua
Featured image of article: Zbulohet prapaskena e merkatos: ylli i Anglisë arriti akord me Barcelonën, por u tremb nga konkurrenca Klubi i Barcelonës

Marcus Rashford kishte rënë dakord për t’u transferuar te skuadra e Barcelonës në vitin 2018. Ai donte të linte ekipin e Manchester United për të kaluar te kampionët e Spanjës, por në fund marrëveshja nuk u realizua.

22-vjeçari në fund nuk u transferua, pasi kishte frikë se mund të mbetej në stol. Yje si Lionel Messi apo Luis Suarez nuk do t’i linin hapësirë talentit anglez. Mundo Deportivo ka shkruajtur se gjithçka ka ndodhur në fillim të sezonit 2017/18.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rashford nuk ndihej gati për një lëvizje të tillë, prandaj vendosi të mos ndryshonte as kampionat, as ekip dhe të qëndronte me “Djajtë e kuq”. Situata mund të ndryshojë shpejt.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment