Bota

Zbulohet plantacioni i drogës prej 7 milion eurosh në Greqi/ Shpallen në kërkim 6 persona mes tyre 4 shqiptarë

VIDEO
Policia ka raportuar se janë asgjësuar rreth 1.900 fidanë kanabisi, 1.5 deri në 4 metra të larta.
Featured image of article: Zbulohet plantacioni i drogës prej 7 milion eurosh në Greqi/ Shpallen në kërkim 6 persona mes tyre 4 shqiptarë Pamje e fushes ku ishte mbjellur droga

GREQI- Policia greke ka përfunduar një operacion, ku ka zbuluar një plantacion me mijëra fidanë hashashi vlera e të cilave shkon në 7,000,000 euro.

Mediat fqjinje, kanë raportuar se operacioni u krye orët e para të së premtes në ndihmë të helikopterëve të forcave ajrorre. Policia ka raportuar se janë asgjësuar rreth 1.900 fidanë kanabisi, 1.5 deri në 4 metra të larta. Po ashtu në zonën ku ishin mbjellur fidamët janë gjetur dhe materiale dhe pajisje për zhvillimin dhe furnizimin me ujë të të korrave, të cilat u konfiskuan nga policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet vendase janë duke  u marrë me hetimin e ngjarjes për të kapur shëfin që zotëronte një ‘mal’ me drogë, sakaq policia dhe 6 persona ku në mesin e tyre janë 4 shqiptar.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment