Kuriozitete

Zbulohet planeti i rrallë, astronautët e kanë quajtur ‘të ndaluar’

Astronautët kanë zbuluar një tjetër planet që është tre herë më i madh se Toka dhe e kanë emëruar "Planeti i ndaluar".
Featured image of article: Zbulohet planeti i rrallë, astronautët e kanë quajtur ‘të ndaluar’ Foto ilustruese.

Astronautët kanë zbuluar një planet kaq të rrallë, që ata e kanë konsideruar  “Planet i ndaluar”, sipas një studimi të ri.

Teknikisht i njohur si NGTS-4b, planeti është tre herë më i madh se Toka dhe 20% më i vogël se Neptuni. Është gjithashtu më i nxehtë se Merkuri, me një temperaturë prej 1,832 gradë. Planeti ka atmosferën e vet.

Një ekip ndërkombëtar i astronautve përdori objektin e Vëzhgimit të Transitit të gjeneratës së ardhshme për të vënë në shënjestër planetin e vogël mashtrues.

Astronautët besojnë se, ose planeti u zhvendos në këtë rajon brenda miliona viteve të fundit, ose vetë planeti dikur ishte më i madh dhe atmosfera ishte në procesin e avullimit.

“Është me të vërtetë mbresëlënëse që kemi gjetur një planet tranzit nëpërmjet një ylli që zvogëlohet me më pak se 0.2% . Kjo nuk është parë kurrë më parë nga teleskopët në terren dhe ishte e mrekullueshme për ta zbuluar pas punës përreth një viti.

Tani po gjejmë të dhëna për të parë nëse mund të shohim ndonjë planet tjetër në shkretëtirën e Neptunit. Ndoshta shkretëtira është më e gjelbër se sa ishte menduar dikur.”- është shprehur Richard West në një deklaratë, autor studimi dhe hulumtues kryesor nga departamenti i fizikës i Universitetit të Warwick.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment