BotaKuriozitete

Zbulohet planeti i ngjashëm me tokën, i cili ka ujë dhe temperatura të njëjta

"Është planeti i vetëm jashtë sistemit tonë diellor që ne dimë se ka temperaturën e duhur, një atmosferë dhe ujë",- tha Dr Angelos Tsiaras.
Featured image of article: Zbulohet planeti i ngjashëm me tokën, i cili ka ujë dhe temperatura të njëjta

ANGLI – Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë zbulimin e vitit, ata kanë arritur të gjëjnë ekzistencën e një planeti të largët në të cilin ka ujë ashtu si  edhe temperatura që mund të mundësojnë forma të ndryshme jete.

Planeti i njohur si K2-18b ka një tokë potencialisht të banueshme, dhe ai ndodhet rreth 110 vite dritë larg planetit tonë.

Eksoplaneti është parë për herë të parë në 2015 nga anija kozmike e Nasa’s Kepler, por analiza e të dhënave ka zbuluar detaje të reja që nuk janë parë më parë në një super Tokë.

K2-18b është klasifikuar si një super-Tokë sepse është më e madhe se Toka jonë , dy herë më e madhe në fakt, si dhe tetë herë më e rëndë.

Pajisjet aktuale janë në gjendje vetëm të përcaktojnë faktorët bazë si distanca, masa dhe temperatura, por mjetet e sofistikuara të zhvilluara në universitetin e Londrës,  kanë qenë në gjendje të përkthenin të dhënat ekzistuese nga teleskopi i  hapësirës ‘Hubble’, për të kuptuar nënshkrimet unike të molekulave të avullit të ujit.

K2-18b është shumë larg për ta parë astronomët, por ata mund të shikojnë sesi filtrohet drita e yllit të tij nëpër atmosferën e planetit ndërsa kalon rreth diellit të vet, të quajtur K2-18.

Planeti është shumë më afër yllit të tij sesa toka jonë është me diellin, që do të thotë se duhet vetëm rreth 33 ditë për të kryer orbitën rreth tij.

“Është planeti i vetëm jashtë sistemit tonë diellor që ne dimë se ka temperaturën e duhur, një atmosferë dhe ujë”,- tha Dr Angelos Tsiaras.

“Sigurisht, K2-18b nuk është një Tokë e dytë, sepse është një planet shumë më i madh, ka një përbërje të ndryshme atmosferike, orbiton një yll krejtësisht tjetër, kështu që nuk duket si Toka.”

“Kërkimi i planetëve të banueshëm, është shumë emocionues, por ajo na kujton gjithnjë se kjo (Toka) është shtëpia jonë e vetme dhe pse pa diskutim ne do të jemi në gjendje të udhëtojmë në planetë të tjerë.”

Shkencëtarët thonë se instrumentet në dispozicion aktualisht nuk janë në gjendje të përcaktojnë ndonjë shenjë jete. Por ata do të vazhdojnë të kërkojnë për banorë të planetit të ri, duke avancuar teknologjinë që duhet për ta analizuar më mirë atë.

Burimi:Mirror.Uk

E.C/Dosja.al

Shto Koment