Kuriozitete

Zbulohet në piramidën e Keopsit një sistem për transmetimin e mesazheve

Sistemi ka të ngjarë të përdorej për qëllime ritualesh dhe gjatë ndërtimit të piramidave.
Featured image of article: Zbulohet në piramidën e Keopsit një sistem për transmetimin e mesazheve

EGJIPT –  Një grup arkeologësh zbuluan në piramidën e famshme të Keopsit një sistem që lejon dërgimin e mesazheve.

Tunelet e ndërlidhura të piramidës kanë punuar si një sistem akustik, duke ndryshuar pozicionin e valvulave, ishte e mundur të transmetohej mesazhe në distanca të gjata.

Sistemi ka të ngjarë të përdorej për qëllime ritualesh dhe gjatë ndërtimit të piramidave.

Vlen të përmendet se shkencëtarët e  kanë ditur për egzistencën e tuneleve të tilla për një kohë të gjatë.

Vetëm ata supozonin se tunelet ishin të nevojshme për ventilimin e piramidës.

Arkeologët nga Polonia, të udhëhequr nga Sapkowski, kanë arritur të zgjidhin misterin.

Mund të jetë që përmes tuneleve priftërinjtë u transmetonin mesazhe pjesëmarrësve të tjerë në ritualet ezoterike.

Ekziston një rrjet tunelesh të ngjashme edhe në piramidat e tjera, prandaj, studiuesit janë në fillimet e  punës së  tyre. Ndoshta së shpejti ekspertët do të arrijnë në fund të së vërtetës.

Burimi:Anomalien

E.C/Dosja.al

Shto Koment