Showbiz

Zbulohet kush do jetë partnerja Ardit Gjebresë në ‘Këngën Magjike 2021’

Në 21 mars nisën prezantimi i këngëve dhe këngëtarve që do të marrin pjesë në "Këngë Magjike 2021".
Featured image of article: Zbulohet kush do jetë partnerja Ardit Gjebresë në ‘Këngën Magjike 2021’ Marsela Cibukaj, Ardit Gjebrea

TIRANË– Edicioni i përvitshëm i Këngës Magjike këtë vit erdhi në pranverë. Startimi i prezantimeve të materialeve muzikore nisi që në 21 mars ndërsa është njoftuar se netët gjysmëfinale do të mbahen më 26 dhe 27 maj, ndërsa finalja më 29 maj.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, prezantuesi dhe producenti i këtij eventi, Ardit Gjebrea, ka njoftuar se kush do të jetë shoqëruesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj.

Marsela Çibukaj,Ardit Gjebreja

Në foton e publikuar nga artisti shfaqen të dy duke pirë verë dhe bërë gëzuar.

Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të ‘Kënga Magjike 2021’. Marsela Çibukaj, mbi të gjitha, artiste!”, shkroi moderatori në krahë të fotos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Marsela Çibukaj,Ardit Gjebreja

Gjatë muajit shkurt, Ardit Gjebrea u infektua me Covid-19 dhe u detyrua që programin e tij t’ia besonte Marselës për një periudhë të shkurtër, e cila shoqërohej edhe nga Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj.

Performanca e mrekullueshme e Marselës i la të gjithë gojëhapur duke qenë se ajo nuk ka patur eksperienca të mëparshme në këtë fushë.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment