Aktualitet

Zbulohet EMRI/ Kush është këngëtarja e tallavasë që iu përdor makina për të marrë peng Jan Prengën, Range Rover-i u vodh natën e tërmetit tragjik

Mjeti ‘Range Rover’ ngjyrë e bardhë, u gjet i djegur në vendin e njohur ndryshe si Ura e Gjoles, ndërkohë që në media u përfol për një këngëtare tjetër, informacion ky i verifikuar nga Dosja.al, që ishte i rremë. 
Featured image of article: Zbulohet EMRI/ Kush është këngëtarja e tallavasë që iu përdor makina për të marrë peng Jan Prengën, Range Rover-i u vodh natën e tërmetit tragjik Jan Prenga

TIRANË- Kaje Tufa (Rustemi) është këngëtarja që iu vodh makina ‘Range Rover’ ku u mor peng më 17 janar në Kamëz, Jan Prenga. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor sqaruan se makina e këngëtares është vjedhur natën e tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe është rishfaqur në skenë, ditën e rrëmbimit të Jan Prengës.  Mjeti ‘Range Rover’ ngjyrë e bardhë, u gjet i djegur në vendin e njohur ndryshe si Ura e Gjoles, ndërkohë që në media u përfol për një këngëtare tjetër, informacion ky i verifikuar nga Dosja.al, që ishte i rremë.

Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit disa ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion…

Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment