Sport

Zbulohet emri i futbollistit shqiptar të prekur nga koronavirusi, është ish-lojtar i Kukësit

Emini aktualisht luan te skuadra e Dritës, drejtuesit e së cilës kanë shprehur shqetësimet e tyre për stërvitjen e lojtarëve pa bërë teste të vazhdueshme
Featured image of article: Zbulohet emri i futbollistit shqiptar të prekur nga koronavirusi, është ish-lojtar i Kukësit Foto ilustruese

Sot në kampionatin e futbollit të Kosovës është mësuar rasti i parë me COVID-19. Sipas asaj që raporton “Lajmi.net”, futbollisti i prekur nga koronavirusi rezulton të jetë Izair Emini.

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut është ish-futbollist shumë i njohur i kampionatit tonë, sepse më parë ka luajtur te Kukësi dhe ka qenë ndër më të mirët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai është testuar për COVID-19 në Shkup dhe, për fatin e tij të keq, ka rezultuar pozitiv. Emini aktualisht luan te skuadra e Dritës, drejtuesit e së cilës kanë shprehur shqetësimet e tyre për stërvitjen e lojtarëve pa bërë teste të vazhdueshme.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment