Aktualitet

Zbulohet DOKUMENTI, një anëtar i KPK ka pasur probleme me drejtësinë. Në hetim për një vit për ‘shpërdorim të detyrës’

Sipas dokumentave të siguruara nga Dosja.al, Roland Ilia është hetuar për gati një vit nga prokurorja Esmeralda Ndoj, por më pas hetimet për të janë pushuar.
Featured image of article: Zbulohet DOKUMENTI, një anëtar i KPK ka pasur probleme me drejtësinë. Në hetim për një vit për ‘shpërdorim të detyrës’ Roland Ilia me rreth të kuq

TIRANË- Reforma në Drejtësi, ditët e fundit, ka marrë një goditje të rëndë. Një prej anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci, ka rezultuar me probleme në të kaluarën e tij. Çështja kundër tij tashmë ndodhet në Gjykatë dhe pritet marrja e vendimit.

Po duket se Daci nuk është anëtari i vetëm i komisioneve që rivlerësojnë prokurorët dhe gjyqtarët që rezulton me probleme dhe rrezikon shkarkimin. Një prej anëtareve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) rezulton të jetë shkarkuar nga Këshillit të Lartë të Drejtësisë me vendimin Nr.08. Dt. 23.08.1996. Ajo është ish-Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë zonja Alma Vokopola (Faskaj). Ajo rezultoi të ishte shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi profesionale në detyrë.

Dokumenti i pushimit të çështjes

Por Vokopola nuk është vetëm. Listës së personave që kanë probleme i është shtuar dhe Roland Ilia. Sipas dokumentave të siguruara nga Dosja.al, Ilia është hetuar për gati një vit nga prokurorja Esmeralda Ndoj, por më pas hetimet për të janë pushuar. Referuar vendimit, rezulton se Roland Ilia është hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, së bashku me disa ish-kolegë të tij në Universitetin e Shkodrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reforma në Drejtësi ka disa vite që ka nisur, por duket se me problemtikat që po hasen çdo ditë bëhen vetëm hapa pas. Pak kohë më parë Dosja.al ka publikuar dhe disa dokumente ku ka treguar se anëtarët e KPK dhe KPA kanë pasur probleme që në shkollë, pasi diplomat e tyre linin për të dëshiruar. Ata që po shkarkojnë gjyqtarët dhe prokurorët, nuk kanë integritet moral për të qenë në detyra të rëndësishme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment