Dikur

Zbulohet ditari sekret i Enver Hoxhës, çfarë shkruante udhëheqësi komunist më 21 gusht 1969

Por para se të publikojmë ato që udhëheqësi komunist i Shqipërisë shkruante në ditarin e tij lidhur me ngjarjet e Çekosllavakisë që ishte dhe lajm i parë i të gjithë agjensive botërore të shtypit, vlen të bëjmë një retrospektivë, për të parë se si rrodhën dhe percipituan ngjarjet nga janari i viti 1968 e deri në 21 gusht, kur tanket sovjetike pushtuan Pragën.
Featured image of article: Zbulohet ditari sekret i Enver Hoxhës, çfarë shkruante udhëheqësi komunist më 21 gusht 1969

SHQIPËRI- Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet edhe ditari i Enver Hoxhës, i cili ka mbajtur shënime dhe ka bërë analiza për ngjarjet e zhvilluara në Çekosllavaki nga janari i vitit 1968 e deri në datën 21 gusht të atij viti, ku trupat sovjetike së bashkë me ato të katër vëndeve të tjera të Traktatit të Varshavës,  (Gjermania Lindore, Polonia, Hungaria dhe Bullgaria), kryen agresionin ushtarak, duke pushtuar Çekosllovakinë. Të gjitha shënimet e panjohura të udhëheqësit të Shqipërisë komuniste lidhur me ngjarjet në Çekosllovaki, nga qëndrimi i shteteve të tjera të Europës Lindore, pjesë të “Traktatit të Varshavës”, ndaj atij agresioni, akuzat ndaj Çausheskut, Josif Broz Titos, etj., komentet dhe akuzat ndaj SHBA-së, shkrimet e Enverit në gazetën “Zëri i Popullit” për të gjitha ato ngjarje, e deri te porositë që ai i dha Haxhi Lleshit për homologun e tij bullgar!

“Revizionistët sovjetikë, polakë, gjermanë, hungarezë dhe bullgarë, hynë nga të katër anët e kufijve të Çekosllovakisë dhe, për tërë natën, deri në mëngjes, pushtuan Pragën, kapën radion, rrethuan godinën e qeverisë, të Komitetit Qendror, të Parlamentit, të presidentit dhe nuk u dëgjua asnjë pushkë. Jo vetëm kaq, po krerët revizionistë çekosllovakë dhanë urdhër që ushtri e popull “të rrinë urtë dhe qetë”, sipas “traditës së karakterit të tyre”. Sa për ndihmën e Rumanisë, në bazë të traktatit, nuk është nevoja të zgjatemi: Revizionistët rumunë e kanë bërë në brekë dhe shpejt do të qelbet dynjaja. Natyrisht jemi akoma në momentet e para dhe patjetër ngjarjet do të zhvillohen. Revizionistët sovjetikë bënë një akt të dëshpëruar, vdekjeprurës për ta. Ata u diskredituan nga të katër anët, edhe te miqtë e tyre revizionistë, pse shumica e tyre nuk janë dakord me këtë akt brutal me pasoja të rënda për ta. Por revizionistët sovjetikë këtë veprim të dëshpëruar nuk e bënë nga malli, por nga halli, u erdhi thika në grykë. Sigurisht në gjirin e udhëheqjes revizioniste sovjetike, do të ketë ndryshime, do të ketë kurbanë. Kush janë ata? Do të shohim. Kush do të mbetet? Ushtarakët duhet të kenë gisht në këto ngjarje dhe ka mbisunduar pikëpamja e tyre. I tërë ky zhvillim do të acarojë gjendjen ndërkombëtare dhe ka mundësi që të alarmohet opinioni revizionisto-kapitalist. Do të thellohen kontradiktat, do të turbullohen ujërat në kënetën e qelbur të bashkekzistencës paqësore dhe aleanca ruso-amerikane në mos të çara, do të pësojë të gërvishtura serioze. Opinioni botëror, frika, dyshimet do të luajnë rolin e tyre. Revizionistët nga janë e nga s’janë, do të bëhen fërtele me njëri-tjetrin, lesh e li, më keq se ç’janë bërë”. Kështu shkruante në mes të tjerash në ditarin e tij të datës 21 gusht 1968, udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha, lidhur me ngjarjen e ndodhur në mëngjezin e asaj dite, kur Bashkimit Sovjetik nën drejtimin e Leonid Brezhnjevit, së bashku me forcat ushtarake të katër vëndeve të tjera të “Traktatit të Varshavës”, (Gjermania Lindore, Polonia, Bullgaria dhe Hungaria), kreu agresionin ushtarak ndaj Çekosllavakisë, duke futur tanket deri në qendër të Pragës. Kjo ngjarje, u konsiderua dhe ishte më e rënda në të gjithë Europën Lindore, pas asaj të ndodhur në Hungari në vitin 1956, ku po trupat sovjetike, ndërhynë për të shuar atë që ata e etiketuan si “Kundërrevolucioni hungarez”. Siç do të shohim edhe nga ditari i Enver Hoxhës, pushtimi i Çekosllovakisë nga trupat ruse dhe aleatët e saj të “Traktatit të Varshavës”, nuk mund të mos alarmonte edhe regjimin komunist të Shqipërisë, pasi Tirana zyrtare i trembej një “efekti domino”, siç kishte ndodhur jo rrallë në histori me ngjarje të tilla. Por frika dhe paniku që përshiu Enver Hoxhën dhe të gjithë udhëheqjen e lartë komuniste të Tiranës në atë kohë, nga një pushtim i mundshëm i Shqipërisë nga Bashkimi Sovjetik dhe vëndet e tjera të “Traktatit të Varshëvës”, duket se fare pak, apo aspak nuk ka zënë vënd në ditarin e Enverit?! Pasi në atë kohë regjimi komunist u vu në një alarm të madh, duke filluar që nga Ushtria që kaloi në “gatishëmri nr.1”, (si në gjëndje lufte), por u mobilizuan edhe forcat vullnetare e rezerviste, të cilat morrën pjesë në stërvitje të madha që filluan asokohe nga njësitë më të mëdha të ushtrisë shqiptare, siç ishin Korpuset. Po kështu edhe popullsia civile të fshatrave dhe qyteteve, i’u nështrua alarmeve ajrore apo toksore (duke dhënë sinjal me sirena apo çanga), duke i futur ata në strehime nëntoksore (tunelet) që ndodheshin brenda, apo në periferi të qyteteve. Por e gjitha kjo, ishte vetëm ana e dukshme dhe fare normale për një vënd si Shqipëria komuniste e asaj kohe, pasi në të njëjtën situatë u ndodhen dhe vepruan pak a shumë dhe vëndet fqinje, si Jugosllavia etj. Ndërsa ajo që njihet pak, është frika që pushtoi Enver Hoxhën dhe regjimin komunist, nga një lëvizje që mund të ndodhte nga brenda vëndit. Kjo gjë vihet re dhe konfirmohet veç të tjerash edhe nga një numër i madh dokumentash arkivore, (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku Ministria e Punëve të Brendëshme dhe Sigurimi i Shtetit, informojnë Komitetin Qëndror të PPSH-së dhe udhëheqësit kryesor të saj, Enver Hoxhën, Hysni Kapon, Ramiz Alinë, Mehmet Shehun etj., me raporte, relacione, informacione etj., ku tema kryesore është: “Mbi situatën dhe gjëndjen në vënd pas ngjarjeve të Çekosllovakisë”. Në të gjitha ato dokumente që mbajën siglën “Tepër sekret”, i bëhet me ditur udhëheqjes së lartë, se: “njerzit dhe kryesisht elementi reaksionar, është gjallëruar pas ngjarjeve të Çekosllovakisë dhe….”. Kjo gjë bëri që Enver Hoxha dhe regjimi komunist nga njëra anë të “shtërngonte rradhët” dhe “të rriste vigjëlencën”, gjë e cila konsistoi në arrestime, burgosje e internime në masë në të gjitha rrethet e vëndit, dhe po kështu nga ana tjetër, “të lëshonte pak pe”, në atë që tashmë njihet si “peridha e liberalizmit”, e cila nuk ishte jetëgjatë dhe do të “lulëzonte” deri aty nga fillimi i vitit 1973, kur Enver Hoxha filloi goditjen ndaj Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion dhe “Grupit liberal në Art e Kulturë”, me në krye Fadil Paçramin e Todi Lubonjën.

Si precipituan ngjarjet nga janari i vitit 1968 deri në 21 gusht, që ndodhi pushtimi i Çekosllavakisë?

Por para se të publikojmë ato që udhëheqësi komunist i Shqipërisë shkruante në ditarin e tij lidhur me ngjarjet e Çekosllavakisë që ishte dhe lajm i parë i të gjithë agjensive botërore të shtypit, vlen të bëjmë një retrospektivë, për të parë se si rrodhën dhe percipituan ngjarjet nga janari i viti 1968 e deri në 21 gusht, kur tanket sovjetike pushtuan Pragën.

Më 5 janar të vitit 1968, Aleksander Dubçek, numri dy Partisë Komuniste të Çekosllavakisë, i cili konsiderohej si komunist liberal, zëvendësoi Antonin Novotny, që deri në atë kohë ishte në krye të partisë dhe shpall qëllimin e tij për të vazhduar përpara me reforma të gjera. Ndërkohë, Novotny u kritikua nga liberalët e partisë dhe intelektualët e njohur çekosllavak, për performancën e dobët ekonomike të qeverisë së tij dhe paragjykimet e tij anti-Sllovake. Ndryshe nga ai, Dubçek shikohej si “kandidati i përsosur i kompromisit”, i pranueshëm si për anëtarët e partisë konservator, ashtu edhe për krahun reformator.Pas kësaj “rrokate”, udhëheqja e Partisë Komuniste e Çekosllavakisë, me në krye Dubçekun, aprovoi zgjerimin e programit të reformës ekonomike të filluar në vitin 1967. Ndërkohë, gazetarët, studentët dhe shkrimtarët, bënin thirrje për shfuqizimin e ligjit të censurës së shtypit të vitit 1966.

Ndërkohë nga fillimi i muajit mars, tubimet publike të mbajtura në Pragë dhe qytete dhe qytete të tjera në mbështetje të politikave të reformave liberale, shprehin kritikë në rritje ndaj presidencës së Novotny dhe nisur nga kjo situatë, më 22 mars, Novotny detyrohet dhe jep dorëheqjen nga edhe nga president i federatës çekosllovake, pasi u përball me presionin e liberalëve të partisë.

Një javë më vonë, më 30 mars, gjenerali Ludvik Svoboda, zgjidhet president i Çekosllovakisë. Svoboda ishte konsideruar si një “Hero i luftës” dhe ai kishte shërbyer edhe në legjionin çekosllovak, në fillimin e Luftës Civile Ruse, në vitin 1918.

Më 5 prill, publikohet “Programi i Veprimit i Partisë Komuniste”, pjesë e përpjekjes për të siguruar “socializmin me një fytyrë njerëzore”, të cilin kishte predikuar prej kohësh Dubçek, i cili në thelb të atij programi, kishte “demokratizimin” e sistemit politik dhe ekonomik.

Dokumenti i referohet një “eksperimenti unik në komunizmin demokratik”. Por ndërkaq, kjo do të thoshte se Partia Komuniste, tani e tutje do të duhet të garojë me partitë e tjera në zgjedhje. Dokumenti parashikonte një reformë graduale të sistemit politik, për një periudhë 10-vjeçare.

Më 18 prill, u formua një qeveri e re nën aleatin e Dubçek dhe reformatorin Oldrich Çernik. Të gjitha këto ndryshime bënë që proçesi i liberalizimit të ecte gjithnjë e më shumë, gjë e cila po dukej edhe nga liria e shtypit që po bëhej më i hapur në mbështetje të lirive të njeriut.

Më 1 maj, festimet e “Ditës së Punëtorëve”, treguan mbështetje të madhe për “kauzën e re” dhe disa ditë më vonë, udhëheqësit çekosllovakë, vizitojnë Moskën, ku udhëheqja sovjetike, shprehu pakënaqësi për zhvillimet në Çekosllovaki.

Më 29 maj, një numër i zyrtarëve të lartë të ushtrisë sovjetike, vizitojnë Çekosllovakinë, me synimin për të filluar disa stërvitje të mëdha ushtarake sovjetike në atë vënd. Kurse më 26 qershor, u njofta zyrtarisht se censura tashmë ishte është hequr.

Më 27 qershor, u mbajt manifestimi “Dy mijë Fjalë” i firmosur nga reformatorët, përfshirë edhe disa anëtarë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Çekosllavakisë, i cili u publikua në “Literarny Listy” dhe botime të tjera. Ai manifestim bënte thirrje për “demokratizim”, rivendosjen e Partisë Social- Demokratike dhe krijimin e “Komiteteve të qytetarëve”. Manifesti ishtë një alternativë më radikale për “Programin e Veprimit”, që ishte mbajtur në muajin prill nga ana e Partisë Komuniste.

Më datën 4 korrik, filluan stërvitjet ushtarake sovjetik në Sumava, me qëllim forcimin ndaj forcave antikonformuese në Çekosllovaki. Kurse më 15 korrik, përfaqësuesit e partive komuniste të Bashkimit Sovjetik, Hungarisë, Polonisë, Gjermanisë Lindore, Rumanisë dhe Bullgarisë, u takuan në Varshavë dhe pas një raundi të qetë bisedimesh, vendosën të dërgojnë një notë diplomatike, të shprehur me forcë dhe duke paralajmëruar udhëheqësit e rinj çekosllovakë, se: “situata në Çekosllovaki, rrezikonte interesat e përbashkëta jetike të vendeve të tjera socialiste”.

Më datën 29 korrik deri më 1 gusht, bisedimet zhvillohen vetëm midis presidiumeve të partive komuniste çekosllovake dhe sovjetike, në Cierna-nad-Tisou. Aty Dubçek argumenton se: “reformat nuk rrezikojnë rolin e partisë, por ndërtuan mbështetje publike”. Sovjetikët nuk i pranojnë këto argumente dhe kritikojnë ashpër lëvizjet çekosllovake, gjë e cila ishte një farë presioni i hapur ku ndjeheshin qartë kërcënimet e pushtimit.

Ndërkaq, më 31 korrik, Gjermania Lindore, Polonia, Hungaria, Bullgaria, dhe Bashkimi Sovjetik, njoftojnë se do të zhvillojnë stërvitje ushtarake pranë kufirit çekosllovak. Më 3 gusht, një takim i “Traktatit të Varshavës” (pa Rumaninë) është mbajtur në Bratislava. Takimi sjell një pajtim në dukje midis drejtuesve të “Paktit të Varshavës” dhe udhëheqjes çekosllovake. Këtu për herë të parë, njoftohet e ashtuquajtura “doktrinë e Brezhnievit” për “sovranitet të kufizuar”. Udhëheqësi sovjetik i Kremlinit, Leonid Brezhniev, merr një letër të shkruar me shkrim dore, nga pesë anëtarë të Presidiumit Çekosllovak, të cilët paralajmërojnë se “rendi socialist është nën kërcënim”, dhe ata i kërkojnë ndërhyrje ushtarake.

Kështu gjërat po agravonin dhe më 18 gusht, Kremlini vendos për pushtimin e Çekosllovakisë. Komandanti i Forcave Qendrore Sovjetike, gjenerali Aleksandr Çitizov, tregonte, se si Ministri Sovjetik i Mbrojtjes, Andrei Grechko, u deklaroi byroistëve dhe udhëheqësve ushtarakë, duke u thënë: “Pushtimi do të bëhet edhe nëse ajo çon në një luftë të tretë botërore.”

Dhe kështu ndodhi, më 20 gusht 1968, Çekosllovakia pushtohet nga rreth 500.000 trupa nga ushtritë e pesë vendeve të paktit të Varshavës (Bashkimi Sovjetik, Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Gjermania Lindore), të cilat brenda natës në 21 gusht, u futën të gjitha në territorin e Çekosllovakisë. Ndërkaq, vetëm  Rumania dhe Shqipëria denoncojnë publikisht pushtimin e Çekosllovakisë.

Më 21 gusht, menjëherë pas orës 01.00, radio shtetërore çekosllovake, njofton pushtimin nga trupat e pesë vendeve të Paktit të Varshavës. Spikeri njofton se: “Pushtimi ndodhi pa dijeninë e autoriteteve Çekosllovake dhe Presidiumi u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës, që të ruajnë paqen dhe të mos i rezistojnë ushtrive përparuese”, duke theksuar se “mbrojtja e kufijve tanë tani është e pamundur dhe ushtrisë i janë dhënë urdhra të qëndrojnë në kazermat e saj dhe të mos bëj asnjë rezistencë”.

Po më 21 gusht, në ora 03.00, kryeministri çekosllovak, Oldrich Çernik, Dubçek, Jozef Smrkovsky dhe Frantisek Kriegel, katër reformatorët kryesorë në udhëheqjen çekosllovake, arrestohen në ndërtesën e Presidiumit të Partisë Komuniste nga trupat desantuese ajrore sovjetike.

Pas kësaj, nga ana e qeverisë tashmë nën okupim, shpërndahen fletëpalosje, ku ndër të tjera thuhej se: “Trupat ushtarake u dërguan për t’i ardhur në ndihmë të klasës punëtore dhe të gjithë njerëzve të Çekosllovakisë për të mbrojtur përfitimet socialiste”.

Në ora 05.30 po të datës 21 gusht, Agjensia Telegrafike “Itar-Tass”, njofton se Partia Komuniste e Çekosllovakisë dhe zyrtarët e qeverisë, kërkuan ndihmë urgjente nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera vëllazërore. 30 minuta më pas, më 06.00, Svoboda, me anë të radios, bën thirrje për qetësi, duke thënë “njerëzit të shkojnë në punë normalisht”.

Në ora 08.00, turmat e qytetarëve çekë dhe trupat sovjetike, përballen me njëra-tjetrën në “Sheshin e Qytetit të Vjetër” dhe “Sheshin Ëenceslas”. Tanket e ushtrive pushtuese shfaqen në Muze dhe fillojnë të hapin zjarr në ndërtesat afër dhe në drejtim të Muzeut Kombëtar.

Ndërkaq Dubçek dhe drejtuesit e tjerë të partisë, kanë “fluturuar” në Moskë dhe janë të detyruar të marrin pjesë në bisedime me udhëheqjen e Kremlinit. Ata nënshkruajnë një dokument, në të cilin ata heqin dorë nga pjesë të programit të reformës dhe bien dakord për praninë e trupave sovjetike në Çekosllovaki.

Pushtimi i Çekosllovakisë tërheq vëmëndjen e fuqive perëndimore, si dhe partive komuniste e socialiste në Perëndim. Presidenti i SHBA-së, Lyndon B. Johnson, u bën thirrje sovjetikëve të tërhiqen nga Çekosllovakia. Më 23 gusht, Svoboda “fluturon” në Moskë me një delegacion të madh të udhëheqësve komunistë çekosllovak, për të negociuar një zgjidhje.

Më 25 gusht, udhëheqësit çekosllovak nënshkruajnë të ashtuquajturin “Protokoll të Moskës”, i cili heq dorë nga pjesë të programit të reformës dhe pajtohet me praninë e trupave sovjetike në Çekosllovaki. Më 27 gusht, Svoboda kthehet në Pragë me Dubçek, dhe Çernik.

Më 31 gusht, Kongresi i 14-të i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë u shpall i pavlefshëm, siç kërkohej nga protokolli i Moskës. Censura është rivendosur në vend.

Më 13 shtator, Shqipëria del zyrtarisht nga “Traktati i Varshavës”, ndërsa Rumania fillon vijen politike autonome te saj nga Blloku lindor, për t’u lidhur me ngushte me Perëndimin.

Më 28 tetor, Çekosllovakia bëhet një Republikë Federale, duke qenë kështu dhe objektivi i vetëm kryesor i procesit të reformës që u vu në zbatim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 16 janar 1969, studenti çekosllovak Jan Palach, vetëdigjet në në një nga demonstratat e zhvilluara në mes të Pragës, në shenjë proteste ndaj pushtimit sovjetik të vëndit.

Më 17 prill 1969, Dubçek u largua si sekretar i parë i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë, pas trazirave që pasuan fitoren e skuadrës së hokejistëve çekosllovak, ndaj një ekipi sovjetik në Stokholm. Dubçek u zëvendësua nga Gustav Husak, i cili pati mbështetjen e plotë të Bashkimit Sovjetik.

Ditari i Enver Hoxhës me shënime rreth ngjarjeve të pushtimit të Çekosllavakisë nga Bashkimi Sovjetik

E MERKURE

21 GUSHT 1968

REVIZIONISTËT SOVJETIKË INVADOJNË USHTARAKISHT ÇEKOSLLOVAKINË

Revizionistët sovjetikë, të mbuluar me mantelin e Traktatit të Varshavës, bënë agresion ushtarak kundër Republikës Çekosllovake dhe popullit të saj. Sot në mëngjes e gjithë Çekosllovakia u gjend e robëruar, nën zinxhirët e tankeve sovjetike. Agresion tipik fashist pa asnjë arsye, duke shkelur ligjet dhe normat ndërkombëtare si dhe vetë nenet e Traktatit të Varshavës. Pushtimi i Çekosllovakisë as nuk mund të barazohet me ndërhyrjen e tankeve të Hrushovit në Hungari dhe as të invokohen arsyet e ndërhyrjes atje. Tjetër gjendje paraqitej në Hungari, tjetër në Çekosllovaki. Pushtuesit revizionistë sovjetikë dhe aleatët e tyre të Traktatit të Varshavës u futën në Çekosllovaki si kusarët natën dhe pasi ishin ngalasur e puthur në Bratislavë, deklaratën e së cilës e shpallën “urbi et orbi” si një “dokument historik” që “rregulloi çdo gjë, që çelikosi unitetin, miqësinë në mes tyre” etj. Vetëm ne e demaskuam këtë si një blof të madh dhe kështu doli. Bratislava ishte një perde tymi për këtë agresion. Siç e kam thënë dhe në një shkrim të mëparshëm, ajo mund të ishte edhe një shans i fundit, i pashpresë që i jepej krahut liberal revizionist, i cili mendonte se mund të ujdisej me revizionistët çekë. Por fakt është se në mbledhjen e Bratislavës dhe në dokumentin që u botua pas saj, as që bëhej fjalë fare për Çekosllovakinë, as për letrën e Varshavës, as për çka kishte ngjarë e do të ngjiste pak ditë më vonë. Ajo ishte një kartë, një gjellë krejt pa kripë, që sigurisht përveç çekëve as nuk kënaqi, as nuk gënjeu njeri. Pas mbledhjes së Bratislavës çekët pritën triumfalisht edhe Titon i cili u kurdis si gjel shpëtimtar i Çekosllovakisë dhe ky u largua nga Praga plot besim, plot mburrje, me kokën lart, me gjoksin përpara dhe, për shërbimet që bëri, mori një çek prej 13 milionë dollarësh nga qeveria çekosllovake dhe një tjetër prej 16 milionë dollarësh nga amerikanët. Pak ditë më vonë çekosllovakët pritën rumunkën Çaushesku, tjetër pulë kjo e zgjebosur, por me sqep përpjetë e që u hoq si “trim me fletë”. Ky nënshkroi dhe traktatin e ndihmës reciproke, ku theksohet në mënyrë të veçantë se të “dy shtetet do të mbrojnë njëri-tjetrin nga ndonjë ose nga shumë shtete agresore”! Çaushi nuk u mjaftua me mbrojtjen nga “një agresor”, por i’a hante syri për mbrojtje edhe “nga një grup” agresorësh. Revizionistët sovjetikë, polakë, gjermanë, hungarezë dhe bullgarë hynë nga të katër anët e kufijve të Çekosllovakisë dhe, për tërë natën, deri në mëngjes, pushtuan Pragën, kapën radion, rrethuan godinën e qeverisë, të Komitetit Qendror, të Parlamentit, të presidentit dhe nuk u dëgjua asnjë pushkë. Jo vetëm kaq po krerët revizionistë çekosllovakë dhanë urdhër që ushtri e popull “të rrinë urtë dhe qetë”, sipas “traditës së karakterit të tyre”. Sa për ndihmën e Rumanisë, në bazë të traktatit, nuk është nevoja të zgjatemi: Revizionistët rumunë e kanë bërë në brekë dhe shpejt do të qelbet dynjaja. Natyrisht jemi akoma në momentet e para dhe patjetër ngjarjet do të zhvillohen. ReVizionistët sovjetikë bënë një akt të dëshpëruar, vdekjeprurës për ta. Ata u diskredituan nga të katër anët, edhe te miqtë e tyre revizionistë, pse shumica e tyre nuk janë dakord me këtë akt brutal me pasoja të rënda për ta. Por revizionistët sovjetikë këtë veprim të dëshpëruar nuk e bënë nga malli, por nga halli, u erdhi thika në grykë. Sigurisht në gjirin e udhëheqjes revizioniste sovjetike do të ketë ndryshime, do të ketë kurbanë. Kush janë ata? Do të shohim. Kush do të mbetet? Prapë të këqij, por sidoqoftë krizat, veçanërisht kriza të tilla, që vënë mirë në dukje kalbëzimin e oportunizmit revizionist, nuk janë në favorin e tyre, por të revolucionit. Ushtarakët duhet të kenë gisht në këto ngjarje dhe ka mbisunduar pikëpamja e tyre. I tërë ky zhvillim do të acarojë gjendjen ndërkombëtare dhe ka mundësi që të alarmohet opinioni revizionisto-kapitalist. Do të thellohen kontradiktat, do të turbullohen ujërat në kënetën e qelbur të bashkekzistencës paqësore dhe aleanca ruso-amerikane në mos të çara, do të pësojë të gërvishtura serioze. Opinioni botëror, frika, dyshimet do të luajnë rolin e tyre. Revizionistët nga janë e nga s’janë, do të bëhen fërtele me njëri-tjetrin, lesh e li, më keq se ç’janë bërë. Forcat revolucionare duhet të ngrihen dhe të përfitojnë nga këto situata që janë shumë të favorshme për ne. Ne nga ana jonë duhet të vazhdojmë luftën dhe propagandën tonë kundër imperializmit dhe revizionizmit me intensitet më të madh. Ne duhet të mbajmë qëndrim menjëherë për të dënuar agresionin, për të mbrojtur Republikën Popunore të Çekosllovakisë dhe popullin çekosllovak, të demaskojmë revizionistët sovjetikë dhe revizionistët kapitullantë çekë, të demaskojmë imperializmin dhe titizmin. Popullit çekosllovak dhe marksistë-leninistëve revolucionarë çekosllovakë t’u themi se e vetmja rrugë e shpëtimit, në rast se duan të rrojnë të lirë dhe të ndërtojnë me të vërtetë një vend socialist, është revolucioni me armë kundër invadorëve revizionistë të brendshëm dhe të jashtëm dhe kundër çdo ndërhyrjeje të imperialistëve e të titistëve. Rrugë tjetër nuk ka. Lufta e armatosur kërkon krijimin e një partie të re marksiste-leniniste çekosllovake të tipit Lenin-Stalin. Parti tjetër me arna nuk hyn në punë dhe nuk të nxjerr në rrugë të drejtë.

E ENJTE

22 GUSHT 1968

DENOJME AGRESIONIN USHTARAK SOVJETIK KUNDER ÇEKOSLLOVAKISE

Sot, me anë të një deklarate zyrtare të Komitetit Qendror të Partisë dhe të Këshillit të Ministrave të RPSH, ne dënojmë agresionin ushtarak barbar të revizionistëve sovjetikë dhe të satelitëve të tyre në Traktatin e Varshavës kundër Republikës Socialiste të Çekosllovakisë dhe popullit çekosllovak. Deklarata do të botohet nesër në shtyp. U dhanë udhëzime që të mbahen mbledhje në të gjithë vendin ku masat tona punonjëse të shprehin indinjatën dhe dënimin e tyre për këtë agresion.

E PREMTE

23 GUSHT 1968

AGRESIONI IMPERIALIST I REVIZIONISTËVE SOVJETIKË KUNDER POPULLIT ÇEKOSLLOVAK — NJË KRIM I SHËMTUAR NDAJ LIRISE SE POPUJVE DHE SOCIALIZMIT

Në Ditarin tim Politik kam shkruar lidhur me agresionin fashist ushtarak të 21 gushtit nga ana e revizionistëve sovjetikë dhe e satelitëve të tyre në Traktatin e Varshavës, kundër Çekosllovakisë. Sot në shtypin tonë u botua Deklarata e KQ të Partisë dhe e Këshillit të Ministrave që dënon këtë agresion barbar. Nesër gazeta “Zëri i popullit”, do të botojë artikullin me titull: “Agresioni imperialist i revizionistëve sovjetikë kundër popullit çekosllovak — një krim i shëmtuar ndaj lirisë së popujve dhe socializmit”.

E MERKURE

28 GUSHT 1968

EPILOGU I DRAMES ÇEKOSLLOVAKE

Dje u kthyen në Pragë nga Moska udhëheqësit tradhtarë, revizionistë e kapitullantë të popullit çekosllovak. U bënë deklarata, u botua dhe “proklamata” e Moskës, komunikata e nënshkruar nga agresorët dhe shërbëtorët e tyre të pushtuar, për bisedimet që u bënë midis tyre. “Marrëveshja” e Moskës sanksionon diktatin e udhëheqjes fashiste sovjetike për të vazhduar pushtimin dhe për të shtypur popullin çekosllovak. Populli sovjetik që lejon të shtypet një popull tjetër, nuk është vetë i lirë. Derisa ai nuk reagon me forcë dhe me armë kundër kësaj tradhtie të udhëheqësve të tij revizionistë, kjo është kështu dhe asgjë nuk e ndryshon; nuk e ndryshojnë sloganet e rreme të “Pravdës” së tyre, që tash më mirë duhet të quhet jo “Pravda” por “Llozhl”. Populli sovjetik është përgjegjës për krimet që kryhen në emër të tij. Është turp i madh për të, që në kohën kur tanket sovjetike po shtypnin një popull të lirë, u ngritën në Moskë vetëm disa zëra, në mes tyre zëri i një gruaje, burri i së cilës është agjent i amerikanëve dhe të tjerët ultrarevizionistë. Moska u mbulua me turp, ajo për shkak të tradhtarëve u mbulua me vellon e Berghovit kur presidenti i ri “Hasha” i Çekosllovakisë, Svoboda, nënshkroi robrimin e popullit të vet, ashtu siç bëri edhe Hasha në kohën e tij. Diktati i Moskës është diktati i një klike borgjeze fashiste që mbyt çdo liri të popullit çekosllovak. Revizionistët çekë me tradhtarët Svoboda, Dubçek, Smërkovski etj., vërtetuan atë që ne kishim thënë. se janë tradhtarë të popullit çekosllovak. Ata u treguan njerëzit më të frikshëm, më kapitullantët që mund të ketë borgjezia. Ata jo vetëm e lanë ushtrinë sovjetike të pushtonte vendin e tyre, jo vetëm u bënë thirrje popullit dhe ushtrisë të qëndronin të qetë nën tanket e pushtuesve, por edhe pas kthimit nga Moska, fjala e parë që i thanë popullit të tyre ishte po ajo, “rri i qetë, mos kundërshto, mos reago”, që shqip do të thotë nënshtroju pushtimit. Ushtria fashiste sovjetike nuk do të largohet kurrë nga Çekosllovakia. Ata që ndërmorën aktin barbar të agresionit dhe u diskredituan përjetë, nuk hynë në Çekosllovaki për të dalë, por për të qëndruar aty. Këtej e tutje çdo gjë në Çekosllovaki, çdo qeveri kolaboracioniste, kuislinge, do të diktohet nga Moska. Qëndrimi i trupave sovjetike në Çekosllovaki ka tjetër karakter nga qëndrimi i trupave sovjetike në Poloni e gjetkë, pse të ndryshme janë rrethanat që i sollën në këto vende. Disfata e revizionistëve sovjetikë edhe në diktatin që i imponuan udhëheqësve revizionistë çekosllovakë është e pariparueshme. Kjo disfatë do të zmadhohet, disfata të tjera do të pasojnë njëra-tjetrën. Ata e dinë edhe vetë se asgjë nuk zgjidhën, përkundrazi çështjet për ta u komplikuan më keq dhe u rënduan si brenda në Bashkimin Sovjetik ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në të gjithë këtë tragjedi u duk qartë se aleanca sovjeto-amerikane e kreu plotësisht detyrën. As më i vogli “qeder” për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për atë që ndodhte në Çekosllovaki. As Gjermania e Bonit nuk u alarmua. Çështja arriti deri atje sa pas “marrëveshjes” së Moskës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi gëzimin e tij që Dubçeku qëndron në fuqi dhe që mund “të rregullohen punët” në mes Çekosllovakisë dhe Bashkimit Sovjetik. Është e qartë se sovjetikët kishin dorë të lirë, ashtu siç u kanë lënë dhe do t’u lënë edhe këta dorë të lirë imperialistëve amerikanë në agresionet e tyre kundër popujve të tjerë. Zaten sovjetikët e dhanë provën, në mes qindra të tjerëve, në agresionin izraelit kundër Republikës Arabe të Bashkuar (Egjiptit) dhe popujve arabë. Populli çekosllovak nuk është i kënaqur dhe nuk do të jetë i kënaqur. Ai e kupton dhe do ta kuptojë akoma më mirë tradhtinë e madhe që iu bë. Ai nuk do të pranojë pushtimin dhe do të luftojë në mënyra të ndryshme. Fakt është se me gjithë tradhtinë e udhëheqjes së vet, ai po bën një rezistencë pasive të organizuar kundër pushtuesve. Sovjetikët nuk e pritnin një gjë të tillë dhe kjo i hutoi dhe ua prishi planet e tyre demagogjike. Ka rëndësi të madhe për Çekosllovakinë dhe për socializmin që kjo rezistencë të vazhdohet, të forcohet dhe nga pasive të kalojë në aktive, me armë. Në Çekosllovaki u krijua një bërthamë revolucionare që nuk ekzistonte deri tash dhe rezistenca e armatosur po merr një kuptim të madh, atë të “luftës çlirimtare” kundër pushtuesve. Motivi dhe momenti nacional janë të mëdhenj. Revolucionarët çekosllovakë duhet t’i shfrytëzojnë deri në fund. Çështja çekosllovake, rezistenca çekosllovake do të s.hkaktoj•ë shpejtimin e procesit të shkatërrimit të revizionistëve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera revizioniste. Diktati i Moskës mbi udhëheqjen kapitullante çekosllovake është një disfatë e tmerrshme edhe për lakenjtë revizionistë në të katër anët e botës. Ata “dënuan” agresionin sovjetik, por tash sovjetikët do të kërkojnë prej tyre t’i lëpijnë ato që thanë. Ç’ndytësi!! Por ata janë të paturpshëm. Prandaj e gjithë kjo një fitore për marksizëm-leninizmin. Ne duhet të ndihmojmë rezistencën e popullit çekosllovak. Revolucionarët çekosllovakë kanë dashuri dhe admirim për vijën e drejtë të Partisë sonë. Ata dëgjojnë me kujdesin më të madh Radio Tiranën. Ne duhet të forcojmë dhe të perfeksionojmë propagandën tonë në drejtim të Çekosllovakisë. I kemi të gjitha mundësitë që ta bëjmë një gjë të tillë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në interesin e marksizëni-leninizmit dhe të revolucionit proletar.

E ENJTE

29 GUSHT 1968

PERSERI PER DETYRAT E PROPAGANDES SONE NE LIDHJE ME ÇEKOSLLOVAKINE

Pushtimi i Çekosllovakisë nga ushtritë e revizionistëve sovjetikë dhe të satelitëve të tyre, e bën akoma më urgjente dhe shumë të domosdoshme punën e propagandës sonë në drejtim të popullit çekosllovak, ashtu siç kam shkruar disa ditë më përpara, nga fillims i këtij muaji. Asgjë nuk ndryshon nga ato çfarë kam shkruaT në ato ditë, kur agresioni ushtarak sovjetik nuk ishte bërë ende. Por pas këtij agresioni u krijua një gjendje e re, një moment i ri, që në përpuruimin e këtyre tezave duhet ta kemi vazhdimisht parasysh dhe ky është një moment nacional i ri për popullin dhe për revolucionarët çekosllovakë. Faktorët kryesorë që duhen trajtuat, gjithashtu, janë:

Udhëheqja revizioniste çekosllovake, përpara agresionit sovjetik kapitulloi, hapi kufijtë, u bëri thirrje popullit dhe ushtrisë të mos lëviznin. Ajo e tradhtoi popullin.

Rëndësi ka, dhe kjo është një çështje e madhe, që populli megjithëse nuk rroku armët, nuk e pranoi pushtimin e huaj dhe që në minutat e parë filloi rezistencën pasive, por aktivisht dhe në mënyrë shumë interesante. Pasi e pushtuan Çekosllovakinë, revizionistët sovjetikë u përpoqën të vendosnin një qeveri kuislinge, plotësisht të bindur dhe në duart e tyre. Rezistenca e popullit bëri të dështojnë përpjekjet e tyre.

Marrëveshjet e Moskës, — diktat fashist dhe kapitullim i dytë i udhëheqjes revizioniste çekosllovake. Marrëveshja i vështirëson akoma edhe më shumë situatat, si për pushtuesit, ashtu edhe për udhëheqjen Tevizioniste çekosllovake. Populli e hodhi poshtë marrëveshjen kapitulluese dhe kjo ka rëndësi të madhe. Frymë revolucionare konsekëente deri tash e popullit çekosllovak.

Për ta thyer këtë rezistencë, pushtuesit sovjetikë u detyruan të mbajnë në fuqi, përkohësisht, klikën e Dubçekut, të cilën disa ditë më parë e quajtën tradhtare. Kjo është taktikë nga an.a e tyre dhe synon të diskreditojë në sytë e masave Dubçekun, të çajë rezistencën dhe të sjellë në fuqi njerëz të tjerë, më të bindur, pse ka mundësi që klika e Dubçekut të përpiqet të ruajë lidhjet, si gjoja më kundërshtarja ndaj sovjetikëve, nën konditat e pushtimit të tyre. E gjithë kjo taktikë djallëzore duhet demaskuar, duke pasur kurdoherë parasysh se faktori vendimtar i fitores është populli çekosllovak, i cili duhet të organizohet nga marksistë-leninistët revolucionarë. Tash duhet të kihet parasysh se armiku kryesor është pushtuesi, pastaj vijnë tradhtarët kolaboracionistë. Historia e Partisë sonë është mbushur me eksperiencë të madhe për këtë luftë, e cila duhet të përdoret me mend dhe me vend që t’u shërbejë shokëve çekoslloyakë në situatat që u janë krijuar. Duhet të kemi parasysh se borgjezia nacionale çekosllovake do të organizohet dhe do të rezistojë deri diku. Në ç’forma, këtë do ta shohim. Mbrojtësit e vijës së klikës së Dubçekut do të organizohen edhe ata dhe do të rezistojnë. Fashistët çekosllovakë gjithashtu. Prandaj problemit të luftës kundër pushtuesve, fashistëve vendës, reaksionit të jashtëm dhe të brendshëm, duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë në shkrimet tona. Nga ana tjetër për marksistë-leninistët revolucionarë çekosllovakë që duhet të organizohen dhe të luftojnë në shumë fronte, çështja e aleancave, e frontit ka rëndësi të madhe. Ata duhet të ndihmohen nga ne, në mënyrë që të mos bëjnë gabime në analiza konkrete e të mira, që vetëm ata janë në gjendie t’i bëjnë. Ne duhet të ndjekim me një kujdes shumë të madh zhviIlimin e gjendjes në Çekosllovaki dhe të jemi të matur në mendimet tona, se ato mund të qëllojnë të jenë sektare për një situatë të caktuar dhe të gjera për një situatë tjetër. Në konditat e rezistencës së përgjithshme të komunistëve çekosllovakë kundër pushtuesve, ka mundësi që nga marksistë-leninistët revolucionarë të errësohet nevoja e formimit në ilegalitet të një partie të vërtetë komuniste (marksiste-leniniste). Momenti është shumë përshtatshëm për krijimin e një bërthame të fortë në ilegalitet, e cila të dijë të frymëzojë për aksione e për luftë deri me armë, partinë e vjetër komuniste çekosllovake, në luftë të bëjë edukimin e saj, të bëjë spastrimin, por jo ta lërë këtë punë në dorë të udhëheqësve revizionistë që do të zëvendësojnë njëri-tjetrin në Partinë Komuniste Çekosllovake sipas zhvillimit të situatave të ndryshme. Gjendja e krijuar në Çekosllovakinë e pushtuar nga revizionistët sovjetikë është dhe do të jetë shumë e pasur me evenimente dhe me eksperiencë. Këtë eksperiencë nuk duhet ta nënvleftësojmë dhe ta trajtojmë me mendjelehtësi, ose me mendjemadhësi. Shumë forca në gjirin e popullit dhe të klasës punëtore çekosllovake, duke mos qenë dakord me njëra-tjetrën, do të luftojnë me forma dhe me mënyra të ndryshme kundër pushtuesve. Do të ketë nga këto forca që do të zhvillojnë një luftë, rezistencë në dukje, por pro sovjetikëve në esencë. Do të ketë të tjera që do të luftojnë duke u mbështetur në borgjezinë reaksionare të jashtme. Por në një gjë duhet të influencojmë ne te shokët çekosllovakë, që ata të lidhen me klasën, me masën, të organizohen dhe momentet janë shumë të favorshme për organizimin klandestin. Formimi i Partisë Komuniste Çekosllovake (marksiste-leniniste) në ilegalitet dhe udhëheqja e saj në këto momente aktuale dhe në ato që do të vijnë, bëhet e domosdoshme. Edhe një herë e pë«rsëris, propaganda jonë në drejtim të Çekosllovakisë duhet të qëndrojë në lartësinë e duhur dhe jo të bjerë në banalitete, në frazeologji dhe sidomos në sharje. Sharjet dhe frazat nuk vërtetojnë gjë, përkundrazi tregojnë shterpësi. Propaganda, domethënë shkrimet tona duhet të jenë koncize, me logjikë të fortë marksiste-leniniste, të thjeshta, po të thella në kuptime dhe në mendime dhe jo të rendim pas frazave e t’i mbytim këto mendime në një oqean fjalësh. Ne duhet të synojmë që ata të cilët do të na dëgjojnë, të nxjerrin disa konkluzione dhe mundësisht mësime për veprim. Ne duhet të synojmë që masat e gjera të popullit çekosllovak të na dëgjojnë me etje, pa u lodhur dhe pa u mërzitur kurrë. Ne duhet të synojmë që çdo gjë që themi ta mbështetim në fakte të padiskutueshme, të njohura e të panjohura nga opinioni çekosllovak dhe sidomos në fakte të sakta nga jeta e brendshme në Çekosllovaki. Kjo ka rëndësi të madhe.

Marrë nga Memorie.al

Shto Koment