Politike

Zbulohet ARSYEJA e largimit të kreut të AKEP, Ilir Zela flet për presione: S’jam nëpërkëmbur nga interesa monopoliste

Ilir Zela shkruan se largimi nga detyra nuk lidhet me shkaqe personale, por lë të kuptojë se nuk ka lejuar të nëpërkëmbët nga presionet e interesave monopoliste.
Featured image of article: Zbulohet ARSYEJA e largimit të kreut të AKEP, Ilir Zela flet për presione: S’jam nëpërkëmbur nga interesa monopoliste Ilir Zela dhe shkresa e doreheqjes
Përditësuar:

TIRANË- Dosja.al siguron shkresën e dorëheqjes që ish-kreu i AKEP, Ilir Zela i ka dërguar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Teksa e falenderon për besimin që institucioni i Kuvendit i ka dhënë që prej vitit 2017 kur mori drejtimin e AKEP, Zela rrëfen edhe arsyet e dorëheqjes së tij. Në këtë letër që mban datën 2 tetor 2019, Zela shkruan se largimi nga detyra nuk lidhet me shkaqe personale, por lë të kuptojë se nuk ka lejuar të nëpërkëmbët nga presionet e interesave monopoliste.

“Me paqen e njeriut qe i ka sherbyer publikut me perkushtim shembullor, ne kete detyre apo ne angazhime publike te mehershme, pa lejuar ne asnje moment qe interesat publike te neperkemben nga presioni i panderprere i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit te Keshillit Drejtues te AKEP.”-shkruan Zela.

Shkresa e doreheqjes

Dosja.al dha dje lajmin se pas largimit të Ilir Zelës, në vend të tij është propozuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Tomi Frashëri, që deri më tani ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Lëvizjet në AKEP vijnë pak ditë para se Kuvendi të votojë më 19 dhjetor, projektligjin e njohur si paketa “anti-shpifje”, e cila synon që t’i japë kontroll AKEP-it që do të drejtohet nga një njeri i afërt i Ramës, dhe AMA-s, (Autoritetit të Mediave Audiovizive), mbi portalet online.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment