Sport

Zbulohen prapaskenat e udhëtimit, defekti në avion dhe si islandezët ua shpëtuan jetën kuqezinjëve

Shteti i vogël ishullor ka rezultuar një ters i vërtetë dhe për më tepër një rast i frikshëm për kuqezinjtë kur bëhet fjalë për udhëtimin në kthim nga Rejkjaviku në Tiranë
Featured image of article: Zbulohen prapaskenat e udhëtimit, defekti në avion dhe si islandezët ua shpëtuan jetën kuqezinjëve Kombëtarja shqiptare dhe stafi i saj

TIRANË- Islanda nuk është thjesht një kujtim i hidhur për Kombëtaren shqiptare sa u përket rezultateve që ka marrë në ndeshjet e luajtura në Rejkjavik.

Shteti i vogël ishullor ka rezultuar një ters i vërtetë dhe për më tepër një rast i frikshëm për kuqezinjtë kur bëhet fjalë për udhëtimin në kthim nga Rejkjaviku në Tiranë. Mund të duket e çuditshme, por Kombëtares i ndodhi më 8 qershor 2019 në aeroportin e Islandës e njëjta gjë si më 11 shtator 2013 (pas ndeshjes Islandë-Shqipëri 2-1). Mirëpo, këtë herë paniku ishte edhe më i madh.

“Panorama Sport” mëson se FSHF kishte shpenzuar rreth 70 mijë euro për një avion çarter, teksa menjëherë pas ndeshjes do të bëhej edhe udhëtimi Rejkjavik-Tiranë, që zgjaste 5 orë e 40 minuta. Gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve në mbrëmjen e 8 qershorit, pasi lojtarët dhe stafi u desh të sfiliteshin sa në autobus dhe aeroport, duke pritur afro 8 orë për t’u nisur drejt Shqipërisë.

Marrë nga Panorama Sport

Shto Koment