Bota

Zbulohen pesë persona të infektuar me mutacionin e ri/ Japonia paralajmëron mbylljen e kufirit me të gjitha shtetet

Vendi do të ndalojë të gjitha hyrjet e reja të shtetasve të huaj nga 28 dhjetori deri në fund të janarit. Shtetasit dhe të huajt japonezë që jetojnë në Japoni do të lejohen të kthehen në vend.
Featured image of article: Zbulohen pesë persona të infektuar me mutacionin e ri/ Japonia paralajmëron mbylljen e kufirit me të gjitha shtetet Foto ilustruese

JAPONI-Mutacioni i ri i Covid-19, që u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe dhe më pas u shpërnda në vende të tjera, është zbuluar dhe në Japoni. Ndërkohë, qeveria në Japoni ka njoftuar se do të mbyllë kufijtë e saj për të gjithë të huajt, si masë parandaluese. Kufizimet do të jenë më të ashprat që janë vendosur, në krahasim me të gjitha vendet e tjera që kanë zbuluar mutacionin.

Sipas mediave, vendi do të ndalojë të gjitha hyrjet e reja të shtetasve të huaj nga 28 dhjetori deri në fund të janarit. Ndërsa, shtetasit dhe të huajt japonezë që jetojnë në Japoni do të lejohen të kthehen në vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të paktën pesë persona që udhëtuan nga Britania në Japoni janë konfirmuar si të infektuar me llojin e ri të virusit. Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani. Së fundmi dhe në Spanjë dhe Suedi. Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar. Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment