Aktualitet

Zbulohen lëvizjet e dy të rinjve para vrasjes në Dibër/ Pasi qëlloi shokun, autori njoftoi banorët e fshatit për ndihmë, vdiq nga gjakderdhja

18-vjeçari Rifat Xheleshi pasi kishte qëlluar pa dashje shokun, kishte zbritur në fshat për të kërkuar ndihmë që të transportonin Kosiqin drejt spitalit. Por për shkak të terrenit të vështirë, ndihma mjekësore është vonuar dhe i riu ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.
Featured image of article: Zbulohen lëvizjet e dy të rinjve para vrasjes në Dibër/ Pasi qëlloi shokun, autori njoftoi banorët e fshatit për ndihmë, vdiq nga gjakderdhja Foto ilustruese

DIBËR– Zbardhen detaje të reja nga vrasje e 27-vjeçarit Gentian Kosiqi në Maqellarë, të Dibrës, nga shoku i tij teksa të dy kishin dalë për gjueti.

Mësohet se 18-vjeçari Rifat Xheleshi pasi kishte qëlluar pa dashje shokun, kishte zbritur në fshat për të kërkuar ndihmë që të transportonin Kosiqin drejt spitalit. Por për shkak të terrenit të vështirë, ndihma mjekësore është vonuar dhe i riu ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.

Gjithashtu bëhet me dije se dy të rinjtë ishin shokë dhe nuk ishte hera e parë që dilnin për gjah. Madje jo më larg se sot, ata kishin dalë në qendër të fshatit për t’u takuar rreth orës 11:00 dhe më pas ishin ngjitur bashkë në mal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Dibër, ku 27-vjeçari Gentian Kosiqi ka mbetur i vrarë nga shoku i tij i gjuetisë. Gjithçka ka ndodhur pak pas mesditës në orën 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut” në Maqellarë. 18-vjeçari Rifat Xhelishi ka plagosur shokun dhe ka kërkuar ndihmë por fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë. Policia ka bërë me dije se Xhelishi është arrestuar dhe po merret në pyetje në Komisariat.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment