Aktualitet

Zbulohen fotot, kush janë të arrestuarit për vrasjen e kreut të Njësisë Adminsitrative në Kotë

Të arrestuar kanë mbetur Arif Bejtaj, Jaçe Bejtat dhe Namik Bejtaj.
Featured image of article: Zbulohen fotot, kush janë të arrestuarit për vrasjen e kreut të Njësisë Adminsitrative në Kotë Të dyshuarit dhe vendi ngjarjes

VLORË- Tre personat e arrestuar për vrasjen e kreut të Njësisë Adminsitrative Kotë, kishin lidhje me njëri-tjetrin. Dosja.al ka siguruar dhe fotot e të arrestuarve në Mavrovë.

Të arrestuar kanë mbetur Arif Bejtaj, Jaçe Bejtat dhe Namik Bejtaj. Të tre akuzohen për vrajsen e kreut të Njësisë Adminsitrative Kotë, Argjil Gjoka.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Mavrovë të Bashksië Selenicë, ku disa bashkëfshatarë kanë pasur një konflikt me njëri tjetrin. Familja Bejtaj dhe një familjë tjetër ishin përplasur për tokën dhe mes tyre për të ulur tensionet ka ndërhyrë dhe Administratori i Njësisë Kotë. Gjatë sherrit janë nxjerrë armët dhe i vdekur ka mbetur kreu i Njësisë, Argjil Gjoka dhe i plagosur Arif Bejtaj.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment