Politike

Zbulohen DETAJET! Takimi me strukturat, Berisha nis nesër turin nga Tirana, zbulon nismën e tij: Nisim ciklin e Foltores

Berisha pritet të takojë nesër anëtarësinë e Partisë Demokratike në Tiranë dhe më pas do të shkojë në Shkodër dhe qytetet e tjera të Shqipërisë.
Featured image of article: Zbulohen DETAJET! Takimi me strukturat, Berisha nis nesër turin nga Tirana, zbulon nismën e tij: Nisim ciklin e Foltores Sali Berisha
Përditësuar:

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha nis ditën e nesërme takimet me strukturat e Partisë Demokratike. Berisha pritet të takojë nesër në orën 18:00 me strukturat e Partisë Demokratike në Tiranë dhe më pas në ditët në vijim do të shkojë në Shkodër dhe qytetet e tjera të Shqipërisë. Këtë e ka zbuluar vetë Berisha me anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’ aty ku zbulon dhe emrin e nismës së tij ‘Foltorja’. Ai shton se kjo nismë do të jetë për të gjithë demokratët që duan një parti më të fortë, të bashkuar dhe të hapur.

POSTIMI:

Njoftim!Te dashur miq, Diten e enjte me dt 16 shtator ora 18:00 ne Hotel Rogner nisim ciklin e “Foltores per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte dhe me te hapur”!Foltorja do te jete nje bashkebisedim me demokratë dhe demokrate qe nis ne Tirane dhe do udhetoj ne mbare vendin. Jeni te mirepritur! Rrofte Partia Demokratike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto takime do të bëhen kundër vendimit që kryedemokrati Lulzim Basha mori për përjashtimin nga grupi parlamentar.

Sot anëtarësia e Forumit Rinor të Partisë Partisë Demokratike ka kërkuar një referendum për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i partisë, një ditë para se ish-kryeministri Sali Berisha të nisë turin e takimeve në bazë. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment