Aktualitet

Zbulohen DETAJE të reja për dosjen e “Ambel Beach”, pronari i biznesit i përfshirë në falsikimin e dokumenteve. Kush e ka legalizuar pronën në emër të Helidon Gjikokës (EMRI)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pronari i “Ambel Beach“, është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, i cili është identifikuar si Ilir Koka. Prona ndodhet në një zonë të Dhërmiut, ndërsa të përfshirë në të janë edhe zyrtarë të zyrës së Aluizinit në Vlorë.
Featured image of article: Zbulohen DETAJE të reja për dosjen e “Ambel Beach”, pronari i biznesit i përfshirë në falsikimin e dokumenteve. Kush e ka legalizuar pronën në emër të Helidon Gjikokës (EMRI) Dekumentet

VLORË- Të dhëna të reja janë zbuluar nga hetimet lidhur me dosjen e “Ambel Beach”, ku një gjyqtar është nën hetim dhe një biznesmen është arratisur për në Britaninë e Madhe. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pronari i “Ambel Beach“, është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, i cili është identifikuar si Ilir Koka.

Prona ndodhet në një zonë të Dhërmiut, ndërsa të përfshirë në të janë edhe zyrtarë të zyrës së Aluizinit në Vlorë. Këtë të fundit, në shkelje dhe kundërshtim me procedurat kanë hipotekuar tokën në favor të biznesmenit Gjikoka, kur pronar i ligjshëm është Koka. Në VIDEON e mëposhtme ë shfaqet edhe ish-shefi i legalizimeve që ka qënë kyçi i këtij korrupsioni shtetasi Ariseldo Rrapaj, i cili me tone të larta shprehet se prona ka vërtetim hipotekor.

“More vesh apo jo? Kemi vërtetim hipotekor, bëj ç’të duash ti dhe ndonjë tjetër të hidhesh pupthi,”-dëgjohet në video. Nga kërkimet e bërë nga Dosja.al ka rezultuar se Rrapaj ka legalizuar pronën në emër të Helidon Gjikokës, ndërkohë që ende nuk është marrë nën hetim nga drejtësia lidhur me shkeljet e bëra.

Ndërkohë nën hetim është gjyqtari i Apelit Tiranë Gramoz Levanaj, i cili akuzohet se ka dekonspiruar hetimet e Prokurorisë Tiranë lidhur me Helidon Gjikoka. Levanaj, i cili për detyrë të caktonte ose jo masën e sigurisë në Apelin e Shkallës së Parë, njoftoi biznesmenin lidhur me veprimet e hetuesve, duke sjellë edhe arratisjen e tij nga vendi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por pse e kërkon prokuroria arrestimin e Helidon Gjikokës?

Biznesmeni është në kërkim, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës. Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi, dhe siç sqarojnë burimet, Policia dhe Prokuroria kanë në “sitë” për të arrestuar edhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit kanë vijuar procedurat për të hipotekuar tokën e tjetërsuar të biznesmenit Gjikoka. Pronari i ligjshëm i truallit është Ilir Koka, të cilit biznesmeni i mori tokën. Fillimisht, disa vite më parë, biznesmeni ia mori pronën me qira Kokës, por qëllimi sipas prokurorisë ka qenë tjetërsimi. Dhe ia doli. Toka e Ilir Kokës u bë e Helidon Gjikokës falë edhe zyrtarëve të shtetit, ku biznesmeni ndërtoi një hotel buzë detit. Fati i buzëqeshi tashmë për herë të dytë, dhe pas njoftimit me fletëthirrje nga gjyqtari Gramoz Levanaj, biznesmeni arriti të largohej shumë larg Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment