Aktualitet

Zbulohen DETAJE si u punësua ‘infermierja’ që ndihmonte Behar Bajrin, takimi në burgun e Holandës

Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe gjatë operacionit të djeshëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e saj ku ka gjetur një shumë prej 9 000 eurosh.
Featured image of article: Zbulohen DETAJE si u punësua ‘infermierja’ që ndihmonte Behar Bajrin, takimi në burgun e Holandës Aksion i Policisë dhe Behar Bajri

TIRANË- Një 32-vjeçare është arrestuar mëngjesin e djeshëm nga Policia e Tiranës e dyshuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”. Bëhet fjalë për Jorida Muratin, 32 vjeçe, banuese në Tiranë por e punësuar fiktivisht si infermiere në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Në njoftimin e djeshëm zyrtar, policia tha se Murati është e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe gjatë operacionit të djeshëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e saj ku ka gjetur një shumë prej 9 000 eurosh.

Por si ra në gjurmët e saj policia?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Policia shqiptare nisi hetimet pas një takimi në Holandë mes Muratit dhe behar Bajrit, i cili u arrestua në këtë vend dhe u ekstradua në muajin korrik në Shqipëri. Nga informacionet e marra nga autoritetet holandeze policia shqiptare ka mësuar se 32-vjeçarja Murati është takuar me Behar Bajrin në burg në një vizitë si e afërme e tij. Burimet thanë se mes tyre ka pasur një takim prej 3 orësh dhe nga përgjimi janë zbuluar të dhëna për hetimet. Dyshohet se Bajri i ka dhënë një letër me porosi, të cilat më pas Murati i ka zbatuar kur është kthyer në Shqipëri, raporton “BalkanWeb”.

Sipas policisw, drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jorida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas dhe 8 të tjerë, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

(Marrë nga Balkanweb)

Shto Koment