Aktualitet

Zbulohen 10 pikat pse dështoi protesta Basha-Kryemadhi

Lapsi.al ka renditur 10 pika që e cilësojnë të dështuar protestën e opozitës.
Featured image of article: Zbulohen 10 pikat pse dështoi protesta Basha-Kryemadhi Kryetari i opozitës, Lulzim Basha

Pas përfundimit të protestës së opozitës, e cila u zhvillua ditën e sotme para kryeministrisë, qëndrimet dhe analizat rreth saj janë të ndryshme nga pikëpamje të ndryshme.

Sipas Lapsi.al këto janë 10 arsyet e dështimit të protestës Basha-Kryemadhi:

10 ARSYET E DESHTIMIT TE PROTESTES SIPAS LAPSI.AL

1 Sepse nuk mund të ketë protestë, ku tentativa për dhunë lihet përgjysëm. Ose nuk tentohet fare, ose puna çohet deri në fund. “Fuqia” nuklerare që pretendonte Berisha nuk mund të përfundojë më dy xhama të thyer dhe me një markizë të thyer.

2 Sepse shprehjes: dhuna është e qytetarëve të zemëruar dhe drejtuesit e opozitës janë paqësorë” i ka dalë boja me kohë.

3 Sepse nuk mund të ketë asnjë qytetar, sado i inatosur qoftë, që mund të sakrifikojë gjithçka kur sheh që liderët e tij sillen si sehirxhinj.

4 Sepse, fshehja gjatë gjithë kohës pas shprehjes: “provokimin e bëri Rama që tërhoqi policinë” i dekurajoi njerëzit. Edhe më shumë rol tek kjo tulatje luajtën deklaratat e Monika Kryemadhit që fliste para kamerave: “ja ku i ka, pse nuk i kap policia dhunuesit”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

5 Sepse policia u tregua tejet “tinzare” pasi i la protestuesit edhe të dukeshin të dhunshëm edhe të shfaqnin pafuqi duke mos marrë rezultat nga dhuna e tyre.

6 Sepse Rama nuk pati turp të largohet jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana, duke mos i motivuar forcat e rendit të vrasin në emër të tij, si në 21 janar.

7 Sepse Basha dhe Kryemadhi i kishin prehur militantët e tyre se sot do të ishte dita e rrëzimit të Ramës që do të pasohej nga një qeveri tranzitore.

8 Sepse të vetmen trofe morën kërpudhën e thyer të Carsten Holler

9 Sepse siç tregon historia 30 vjeçre e protestave, gjithmonë ato që pasojnë janë më pak të forta se manifestimi i parë.

10 Sepse protesta e radhës u la të enjten, para parlamentit, ku zë më pak njerëz duke shprehur frikën për pjesmarrjen./Lapsi.al

 

Shto Koment