Bota

Zbulimi i madh/ Gjenden nëntë fosile njeriu Neandërtali në shpellën e lashtë italiane

Mbetjet fosile të 9 burrave Neandertalë janë zbuluar në shpellën Guattari në San Felice Circeo, të vendosur në bregdetin midis Romës dhe Napolit. Zbulimi i fosileve të njerit të paleolitit është një nga gjetjet më të rëndësishme në botë për historinë e njeriut Neandertal.
Featured image of article: Zbulimi i madh/ Gjenden nëntë fosile njeriu Neandërtali në shpellën e lashtë italiane zbulohen fosilet

ITALI- Mbetjet fosile të nëntë burrave Neandertalë janë gjetur në një shpellë në Itali, Ministria e kulturës njoftoi të shtunën për mediat e huaja se ky është një zbulim i madh në studimin e kushërinjve tanë antikë.

Të gjithë individët e gjetur në shpellën Guattari në San Felice Circeo, të vendosur në bregdetin midis Romës dhe Napolit, besohet të jenë të rritur, megjithëse dikush mund të ketë qenë i ri. Tetë prej tyre datojnë midis 50,000 dhe 68,000 vjet më parë, ndërsa më i moshuari mund të jetë 90,000 ose 100,000 vjeç, tha ministria në një deklaratë.

“Së bashku me dy të tjerë të gjetur në të kaluarën në sit, ata e çojnë numrin e përgjithshëm të individëve të pranishëm në Shpellën Guattari në 11, duke e konfirmuar atë si një nga vendet më të rëndësishme në botë për historinë e njeriut Neandertal,”- tha ministria.

Ministri i Kulturës Dario Franceschini e përshëndeti gjetjen si “një zbulim të jashtëzakonshëm për të cilin e gjithë bota do të flasë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Francesco Di Mario, i cili udhëhoqi projektin e gërmimit, tha se ai përfaqësonte një popullsi Neandertalësh që do të kishte qenë mjaft e madhe në zonë.

Drejtori lokal i antropologjisë Mario Rubini tha se zbulimi do të hedhë “dritë të rëndësishme mbi historinë e banorëve të Italisë”. “Njeriu Neandertal është një fazë themelore në evolucionin njerëzor, që përfaqëson kulmin e një specie dhe shoqërinë e parë njerëzore për të cilën mund të flasim,“- tha ai.

Gjetjet pasojnë studimin e ri të filluar në tetor 2019 në Shpella Guattari, e cila u gjet rastësisht nga një grup punëtorësh në Shkurt 1939.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment