Bota

‘Zbërthehet’ vrasja e shkencëtarit bërthamor në Iran/ Mohsen Fakhrizadeh u vra me një mitraloz me Inteligjencë Artificiale (SKEMA 3D)

Sipas mediave të huaja, shërbimi sekret izraelit i ka përsosur kaq shumë vrasjet, sa ekzekutimi i fundit i kryeshkencëtarit bërthamor iranian mund të quhet ‘eliminimi perfekt’.
Featured image of article: ‘Zbërthehet’ vrasja e shkencëtarit bërthamor në Iran/ Mohsen Fakhrizadeh u vra me një mitraloz me Inteligjencë Artificiale (SKEMA 3D) Mohsen Fakhrizadeh, shkencetari iranian

IRAN- Një mitraloz i kontrolluar nga sateliti me “inteligjencë artificiale” u përdor për të vrarë shkencëtarin më të lartë bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh. Kjo është deklarata shokuese që ka bërë së fundmi, një komandant i Gardës Revolucionare. Ndërkohë që është ndërtuar dhe skema në 3D e vrasjes së arkitektit të bombës bërthamore, që ekzekutohet në momentin që autokolona futet në rrethrrotullim.

Sipas mediave të huaja, shërbimi sekret izraelit i ka përsosur kaq shumë vrasjet, sa ekzekutimi i fundit i kryeshkencëtarit bërthamor iranian mund të quhet ‘eliminimi perfekt’.

Gjeneral Brig Ali Fadavi, ka thënë për mediat se arma, e montuar në një kamion, ishte e ndërtuar në mënyrë perfekte saqë aaiti të qëëlonte vetëm shenjestrën dhe jo gruan që ishte pranë tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mohsen Fakhrizadeh, u qëllua për vdekje në një autokolonë jashtë Teheranit në 27 nëntor. Kryeshkencëtari u qëllua të paktën tre herë nga arma, e cila ishte vendosur në një fuoristradë Nissan, e parkuar në krah të rrugës. Më pas makina prej nga u qëllua, shpërtheu në ajër. Irani thotë se ka identifikuar pronarin e makinës ku ishte vendosur mitralozi. Megjithatë, ekspertët thonë se vrasja ishte kaq e sofistikuar sa zbulimi i autorëve mbetet shumë i vështirë.

Burimet thanë se shkencëtari po udhëtonte me të shoqen në makinën e tij të blinduar. Diçka goditi makinën e tij, duke bërë që karvani i makinave të ndalet. Kryeshkencëtari bërthamor, Fakhrizadeh doli nga makina për të kontrolluar se çfarë kishte ndodhur. Por kur doli nga mjeti, mitralozi i komanduar qëlloi ndaj tij. Fakhrizadeh mori tre plumba, ku dhe mbeti i vdekur në vend, sakaq është plagosur edhe truproja i tij.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment