Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
TIRANË-Deputeti socialist Taulantg Balla, ka reaguar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Regis Runaj, pak javë më parë në Elbasan. Në një postim në Facebook, Balla ka përgëzuar punën e policisë, duke e cilësuar aksionin një goditje të fortë ndaj krimit.
Sipas tij, hetimi duhej kryer me shpejtësi, pasi edhe qytetarët e Elbasanit prisnin zbardhjen e ngjarjes.
Reagimi i plotë
Përshëndes punën e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Elbasan për zbulimin dhe vendosjen në pranga të autorëve të disa ngjarjeve kriminale. Puna e kryer me profesionalizëm nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin aktiv të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ishte një goditje e fortë ndaj krimit.
Ky hetim i plotë dhe profesional ishte një detyrë që duhej kryer me shpejtësi, sikurse me padurim ishte pritshmëria e qytetarëve të Elbasanit për goditjen e fortë të krimit në këtë qytet, pas disa ngjarjeve kriminale tronditëse. E nxisim Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit? Rezultatet e ditës së sotme, pas një pune të pandërprerë 10 ditore, janë premisa për rezultate të tjera pozitive.
Ditën e sotme policia njoftoi arrestimin e Xhulion Hoxhës dhe Euglen Halilit, si autorët kryesorë të vrasjes së Regis Runajt në varrezat e qytetit pak javë më parë. Pasi konsumuan lëndë narkotike së bashku, dy autorët dyshohet se e qëlluan Runajn 27 herë. Gjithashtu të arrestuarit kanë marrë pjesë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAKAVIJË -Në pikën kufitaretë Kakavijës numri i makinave që kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë ishte shumë i madh. Mësohet se radha ka shkuar në disa km.Shk...
ELBASAN– Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy armë zjarri në lumin Shkumin. Burime nga Policia e Elbasanit, bëjnë me dije për Dosja.al se polumbarët u futën fill...
TIRANË- Familjarë të shqetësuar për fatin e të afërmve të prekur me koronavirus, me shishe uji në duar, ushqim apo pak sende personale, janë pamje të trish...
ITALI-Karabinierët në Poggibonsi kanë arrestuar ditën e sotme një 28-vjeçar shqiptar për drogë. Gjykata e Salentos, me kërkesë të Prokurorisë së Lecces, ...
TIRANË- Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari është shkarkuar nga detyra. Sipas informacioneve mësohet se Meçollari do vijojë të jetë n...
VLORË– Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot nga Policia në Vlorë. Sipas një njoftimi për mediat, bëhet me dije se 2 vëllezër në fshatin Vranisht...
ELBASAN- Detaje të reja janë mësuar pas operacionit të Policisë së Elbasanit, ku janë arrestuar 2 persona, Xhulion Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët akuzon për ...
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka bërë publike pamjet e kërkimit në lumin Shkumbin për gjetjen e provave për 2 vrasjet e ndodhura në muajin korrik në Elbasan.Në n...
TIRANË- Skulptori i njohur, Arben Bajo ka nevojë urgjente për gjak të grupit A negativ, nga dikush që ka kaluar koronavirusin. 53-vjeçari ndodhet i ...
TIRANË- Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka deklaruar se ka ardhur koha që SPAK e BKH të fusin në axhendë dosjet e vjetra. Në një int...