Aktualitet

Zbardhet vrasja e Elidon Bashës në Bulqizë, e vrau shoku i tij nga pakujdesia dhe fshehu rrobat me njolla gjaku, procedohen penalisht dhe prindërit e Klodian Kolës që mbuluan krimin

Pas krimit, Kola fshehu rrobat me njolla gjaku dhe armën e krimit. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe prindërit e Kolës, të cilët kanë mbuluar krimin dhe kanë penguar autoritetet që të zbulonin të vërtetën.
Featured image of article: Zbardhet vrasja e Elidon Bashës në Bulqizë, e vrau shoku i tij nga pakujdesia dhe fshehu rrobat me njolla gjaku, procedohen penalisht dhe prindërit e Klodian Kolës që mbuluan krimin Elidon Basha dhe Klodian Kola

BULQIZË– Zbardhet vrasja e Elidon Bashës. Zyrtarisht, Klodian Kola, miku tij akuzohet se vrau 22-vjeçarin nga pakujdesia. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Bulqizës, bën me dije se 27-vjeçari Kola ka ekzekutuar me armë zjarri mikun e tij, pasi kishin dalë për gjueti, në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak.

Pas krimit, Kola fshehu rrobat me njolla gjaku dhe armën e krimit. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe prindërit e Kolës, të cilët kanë mbuluar krimin dhe kanë penguar autoritetet që të zbulonin të vërtetën. Gjithashtu është sekuestruar motori me të cilin udhëtuan dy të rinjtë, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Bulqizë. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë. Vihet në pranga 27- vjeçari për vrasje nga pakujdesia. Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar , nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën Fushë- Bulqizë –Kodër Dane, ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë. Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes. Materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fillimisht Kola nuk pranoi autorësin e krimit, duke thënë se shokun e tij e qëlluan persona të tjerë, që ata nuk e panë, ndërsa më vonë ndryshoi dëshmi. Kola rrëfeu se Basha vrau veten. Kjo gjë ngriti dyshime dhe hetimet e mëtejshme zbardhën gjithçka.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment