Aktualitet

Zbardhet vendi! Java e ardhshme sjell reshje dëbore edhe në Laç, shirat dhe temperatura të ulëta

Paraditja dhe mesdita e së hënës së javës së ardhshme parashikohet të shoqërohen me reshje të dendura dëborë në pjesën veriore dhe veri-lindore të vendit.
Featured image of article: Zbardhet vendi! Java e ardhshme sjell reshje dëbore edhe në Laç, shirat dhe temperatura të ulëta foto ilustruese

TIRANË– Shqipëria është zyrtarisht në stinën e dimrit! Java që vjen sjell temperature të ulëta, por edhe reshje dëbore në vendin tonë.

Paraditja dhe mesdita e së hënës së javës së ardhshme parashikohet të shoqërohen me reshje të dendura dëborë në pjesën veriore dhe veri-lindore të vendit.

Intensiteti i reshjeve pritet që të jetë 1-2 centimetër për orë, ndërsa në zona të caktuara parashikohet një intensitet më i lartë. Konkretisht Laçi do të jetë zona e radhës ku të bjerë dëborë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu në Laç dhe Lezhë parashikohet që të ketë dhe reshje të dendura shiu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment