Politike

Zbardhet TAKIMI në Presidencë, Rama tërhiqet nga 9 maji për zgjedhjet: Vetëm në 2 maj jo, data përkon me Pashkët (EDHE META DAKORD ME TË)

Më herët PS kishte propozuar datën 9 maj si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Duket se këmbëngulja e opozitës për 18 prillin ka bërë që kryeministri të lëshojë “pe”.
Featured image of article: Zbardhet TAKIMI në Presidencë, Rama tërhiqet nga 9 maji për zgjedhjet: Vetëm në 2 maj jo, data përkon me Pashkët (EDHE META DAKORD ME TË) Edi Rama dhe Ilir Meta
Përditësuar:

TIRANE– Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë dakordësuar për datën e zgjedhjeve.  Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Rama e Meta kanë rënë dakord për çdo datë zgjedhjesh të vlefshme në periudhën zgjedhore 15 prill-15 maj, me përjashtim të datës 2 maj. Kjo për shkak të kremtimit të Festës së Pashkëve.

Më herët PS kishte propozuar datën 9 maj si datë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Duket se këmbëngulja e opozitës për 18 prillin ka bërë që kryeministri të lëshojë “pe”.

Më herët kreu i shtetit, priti kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nënkryetarin e PR-së, Arjan Madhi. Opozita deri më tani ka kërkuar si datë për zgjedhjet, 18 prillin, si datën më të afërt që lejon Kushtetuta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Meta pret palët politike në Presidencë për caktimin e datës së zgjedhjeve/ Opozita kërkon 18 prillin, ndërsa PS-ja propozon 9 majin

(F.g/dosja.al)

Shto Koment