Aktualitet

Zbardhet raporti i SHÇBA: Policët lejuan kultivimin e rreth 20 mijë bimëve kanabis, gjatë 2019-ës janë dërguar në Prokurori 474 efektivë

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, oficerët e policisë janë shpesh të përfshirë edhe në kultivim kanabisi.
Featured image of article: Zbardhet raporti i SHÇBA: Policët lejuan kultivimin e rreth 20 mijë bimëve kanabis, gjatë 2019-ës janë dërguar në Prokurori 474 efektivë Kanabis (Ilustrim)

TIRANË- Policët janë të përfshirë në shumë raste korrupsioni, abuzim me detyrën dhe përfshirje në kultivimin e kanabisit. Kështu thuhet në Raportin e SHÇBA në Ministrinë e Brendshme. 474 punonjës janë dërguar në prokurori për vitin 2019, nga 265 në krahasim me një vit më parë, pra 78% më shumë.

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, oficerët e policisë janë shpesh të përfshirë edhe në kultivim kanabisi. Për vitin 219 janë zhvilluar 4 operacione, ku oficerë policie kishin lejuar kultivimin e rreth 20.000 bimëve kanabisi.

Shpesh policët u japin garanci trafikantëve të drogës duke i favorizuar për kultivimin e hashashit, kjo nëpërmjet korrupsionit, theksohet në raport. Sot qytetarët kanë më shumë ankesa për Policinë Rrugore, policët e rendit, policët e kufirit por edhe ata që merren me hetimin e krimeve, siç dallohet edhe në këtë grafik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Raporti thekson se sot qytetarët kanë ankesa për mosveprimin e policisë, sjellje jo etike, vendosje pa të drejtë e gjobave dhe shkelje të procedurave të punës, ku Tirana mban peshën kryesore. SHÇBA ngre alarmin edhe për mosregaimin në kohë të policisë, kur qytetarët telefonojnë sallën operative. Nga monitorimi i sallës ka rezultuar se rreth 27% e telefonatave që vijnë nga qytetarët, policia reagon me vonesë apo nuk ka reaguar fare për disa ngjarje.

(Marrë nga Tv Klan)

Shto Koment