Sport

Zbardhet lista e hetimit për ndeshjen Bylis-Tirana, 5 futbollistë do merren në pyetje

Përveç dy presidentëve të klubeve, janë ftuar të flasin edhe dy trajnerët, Emanuel Egbo dhe Veljko Dovedan. Do të dëgjohen Murataj, Muça, Lika, Karabeci dhe Goxhaj
Featured image of article: Zbardhet lista e hetimit për ndeshjen Bylis-Tirana, 5 futbollistë do merren në pyetje Bylis-Tirana

Hetimet për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana (2-1), kanë hyrë në një fazë të re. Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit sot nisi dëgjimin e dëshmive e protagonistëve të kësaj sfide.

Përveç dy presidentëve të klubeve, Refik Halili dhe Besnik Kapllanaj, përpara Komisionit të Etikës janë ftuar të flasin edhe dy trajnerët, Emanuel Egbo dhe Veljko Dovedan. Do të dëgjohen kapitenët e dy ekipeve, Murataj dhe Muça, si dhe portieri Lika, Karabeci dhe Goxhaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky i fundit gaboi penalltinë në minutat shtesë. Ndeshja me atë penallti do të shkonte 3-1. Komisioni e Etikës ka marrë në dorë dosjen e këtij hetimi.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment