Aktualitet

ZBARDHEN të PLOTA: U mblodhën me urgjencë dje, vendimet e Komitetit të Mbrojtjes Civile: Licensoni kontrollorë të tjerë me procedurë të përshpejtuar

Dje u vendos që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, duke zëvendësuar  kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.
Featured image of article: ZBARDHEN të PLOTA: U mblodhën me urgjencë dje, vendimet e Komitetit të Mbrojtjes Civile: Licensoni kontrollorë të tjerë me procedurë të përshpejtuar Rnas

TIRANË– Komiteti i Mbrojtjes Civile ka bërë me dije zyrtarisht vendimet e marra mbrëmjen e djeshme për të zgjidhur krizën në aeroportin “Nënë Tereza”. Dje u vendos që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, duke zëvendësuar  kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

“Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë,”– shkruhet në njoftimin zyrtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VENDIMET: 

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh online me kërkesë të për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile, pasi u njoh me shqetësimin për problematikat e krijuara në ditët e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për shkak të bojkotit të kontrollorëve të kompanisë Albcontrol, vuri në dukje se bazë të ligjit 45/2019, datë 18.07.2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit konsiderohet infrastrukturë kritike, madje sipas nenit 43, konsiderohet infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar. Me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë. Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.


Shto Koment