Aktualitet

Zbardhen pistat/ Armando Gjini mendohet të jetë ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Dyshimet që kishte grupi i Met Kananit për të, pasi u lirua nga burgu

Ekzekutimi dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë.
Featured image of article: Zbardhen pistat/ Armando Gjini mendohet të jetë ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Dyshimet që kishte grupi i Met Kananit për të, pasi u lirua nga burgu Armando Gjini

RRËSHEN– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e Armando Gjinit në Rrëshen. Dosja.al ka mësuar dy pistat ku policia po heton për vrasjen e 48-vjeçarit, i njohur ndryhse edhe si pjesë e grupit të baronit të drogës Met Kanani.

Ndërkohë ekzekutimi dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë.

Një nga pistat ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës. Tjetra është marrëdhënia me anëtarët e grupit të Kanait të cilët dyshohet se kishin filluar të dyshonin për viktimën.

Dyshimet mendohen të kenë lindur në momentin që Armando Gjini u arrestua si anëtar i bandës por më pas u lirua pas 72 orëve nga policia.

Armando, i njohur edhe si Tonin Gjini u ekzekutua një ditë më parë rreth orës 11:30 pranë katedrales së Rrëshenit. Ai ishte nëmakinë me gruan dhe fëmijët e tij ët mitur, të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Në momentin që gruaja e tij zbriti nga makina dhe u fut në supermarket, autorët u afruan dhe qëlluan Gjinin duke e lënë të vdekur në vend.

Pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në Kodër-Rrëshen e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Por ky nuk ishte atentati i parë i kryer ndaj Armando Gjinit. Në muajin maj të këtij viti, Gjini i shpëtoi mrekullisht një atentati teksa në makinën e tij gjeti një pako eksplozivi që fatmirësiht nuk shpëtheu por më pas u plas në mënyrë të kontrolluar nga forcat xheniere.

Armando Gjini ka rënë në pranga gjatë një operacioni ku u sekeustruan 8 ton drogë, në datën 12 maj të viti 2018 si pjesë e grupit të Met Kananit së bashku me 37 persona të tjerë.

Gjini u lirua 72 orë pas arrestimit. Met Kanani është i njohur për drgoën që dërgonte nga Shqipëria drejt Turqisë ku e ndërronte me heroinë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment