Aktualitet

Zbardhen nga dëbora Durrësi, Kruja, Korça dhe Kukësi, reshjet vijojnë me intesitet të lartë

Ditët e ftohta i janë rikthyer vendit dhe temperaturat janë ulur, duke shkuar në disa zona deri në -10 gradë Celcius.

Dosja.al mëson se mëngjesin e sotëm e gjithë ultërsira e rrethit të Krujës është gëdhirë nën reshjet e dëborës. Reshjet e dëborës kanë filluar mëngjesin e sotëm  në gjithë rrethin e Krujës dhe intensiteti i tyre eshte mjaft i lartë.

Në videot e mëposhtme duket qartë se qytetet si Kruja dhe Fushë-Kruja janë zbardhur nga dëbora.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por reshjet e dëborë janë rikthyer pas shumë kohësh edhe në qytetin e Durrësit, ku rrugët e këtij qyteti janë zbardhur.  Edhe në qarkun e Vlorës ka reshje dëbore por vetëm në Llogara.

Ndërsa në qarkun e Kukësit ka erëra të forta dhe vijojnë reshjet e dëborës që prej mesnatës. Dosja.al mëson se trashësia e dëborës në këtë qark arrin deri në 10 cm dhe nuk ka për momentin asnjë aks rrugor të bllokuar.

Shto Koment