Bota

Zbardhen emrat e ish-presidentëve që do të marrin pjesë në inagurimin e Biden në 20 janar

Lajmin e ka bërë të ditur CNN, ku ka shkruar se këta tre do të jenë në Washington ditën e tranzicionit të pushteteve.
Featured image of article: Zbardhen emrat e ish-presidentëve që do të marrin pjesë në inagurimin e Biden në 20 janar BArack Obama, Bill Clinton dhe George Bush

SHBA- Tre ish-presidentët amerikan, George Bush, Barack Obama dhe Bill Clinton do të marrin pjesë në inagurimin e Joe Biden si President në 20 janar. Lajmin e ka bërë të ditur CNN, ku ka shkruar se këta tre do të jenë në Washington ditën e tranzicionit të pushteteve.

Ndërkohë që nga administrata aktuale pritet që të marrë pjesë nënpresidenti Mike Pence, i cili po pret një ftesë zyrtare. Ndërsa vetë Donald Trump deklaroi ditën e djeshme se nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Biden.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Joe Biden do të marrë detyrën e tij si President i SHBA-së, në 2o janar. Ai fitoi zgjedhet presidenciale në 3 nëntor të vitit të kaluar duke marrë 306 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa Trump vetëm 232 vota.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment