Rajoni

Zbardhen DETAJE/ Telefonata Kurti-Macron, preket edhe dialogu me Serbinë, çfarë premtoi presidenti i Francës

Kurti e falënderoi Presidentin dhe qeverinë franceze për mbështetjen që i kanë dhënë Franca dhe Bashkimi Evropian Kosovës në luftën kundër COVID-19 duke mos harruar edhe deklaratën e përbashkët franko-gjermane në lidhje me mocionin e mosbesimit në kushtet e tanishme.
Featured image of article: Zbardhen DETAJE/ Telefonata Kurti-Macron, preket edhe dialogu me Serbinë, çfarë premtoi presidenti i Francës Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

KOSOVË– Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e djeshme. Mëosohet se gjatë bisedës telefonike, të dy kanë kontaktuar lidhur me pandeminë e koronavirusit, mocionin e mosbesimit që rrëzoi qeverinë Kurti dhe dialogun me Serbinë.

Kurti e falënderoi Presidentin dhe qeverinë franceze për mbështetjen që i kanë dhënë Franca dhe Bashkimi Evropian Kosovës në luftën kundër COVID-19 duke mos harruar edhe deklaratën e përbashkët franko-gjermane në lidhje me mocionin e mosbesimit në kushtet e tanishme.

“Kurti nënvizoi se zbrazëtira e krijuar nga ky mocion nuk mund të mbushet, as kriza politike nuk mund të tejkalohet, veçse nëpërmjet zgjedhjeve të reja, e vetmja mënyrë legjitime dhe legale për vënien në jetë të një qeverie të re. Çdo përpjekje tjetër për të prodhuar ndryshe ndonjë qeveri në gjendjen aktuale të gjërave do të kalojë përmes udhëve antikushtetuese. Zgjedhjet e reja politike janë të mundshme vetëm pas zgjidhjes së krizës shëndetësore”, i ka thënë Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa më tej folën edhe për dialogun dhe angazhimin përkatës për një përgatitje të vërtetë dhe për një pjesëmarrje të vërtetë të palëve në këtë dialog.

Në këtë perspektivë, presidenti Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura”, thuhet ndër tjera në njoftimin e LVV-së.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment