Aktualitet

Zbardhen detaje për 15 të infektuarit në Korçë, katër prej tyre janë mjekë, disa të tjerë sapo janë kthyer nga pushimet

Një pjesë e rasteve të tjera janë pushues, që vetëm pak ditë më parë ishin kthyer nga plazhi, ndërsa të tjerët janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.
Featured image of article: Zbardhen detaje për 15 të infektuarit në Korçë, katër prej tyre janë mjekë, disa të tjerë sapo janë kthyer nga pushimet Foto ilustruese

KORÇË– Janë zbardhur detaje për 15 të infektuarit me Covid 19 në Korçë. Mësohet se katër nga 15 rastet e reja që u raportuar sot nga Ministria e Shëndetësisë janë mjekë.

Një pjesë e rasteve të tjera janë pushues, që vetëm pak ditë më parë ishin kthyer nga plazhi, ndërsa të tjerët janë kontakte të të infektuarve të mëparshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 200. Gjatë 24 orëve të fundit humbi betejën me koronavirus 55-vjeçarja nga Vlora, ndërkohë që u konfirmuan 125 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 2957 të infektuar, ndërsa 3379 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në dy spitalet Covid, në Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë 122 pacientë të shtruar, 19 prej tyre në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment