Politike

Zbardhen debatet në PE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Hahn: Ballkani ka nevojë për vendime të guximshme

Hahn theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse. Sipas tij Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme.
Featured image of article: Zbardhen debatet në PE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Hahn: Ballkani ka nevojë për vendime të guximshme Foto ilustruese

STRASBURG– Parlamenti Europian ka nisur në seancë e sotme debatet mbi një draft-rezolutë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se ky vendim është një zhgënjim i thellë, ku sipas tij, udhëheqësit e BE s’mbajtën premtimin për këto dy vende.

Hahn theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse. Sipas tij Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme.

“Zhgënjim i thellë, udhëheqësit e BE s’mbajtën premtimin. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Angazhimi ynë për perspektivën europiane të dy vendeve mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse, siç janë pasqyruar në raporte. Është një zhgënjim i thellë, për BE nuk është moment lavdie. Ballkani Perëndimor ka nevojë për vendime të guximshme. Javën e kaluar udhëheqësit e BE nuk mbajtën premtimin për negociatat. Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë reforma mbresëlënëse. BE të shpjegojë se sa serioz është angazhimi i saj në Ballkan. Angazhimi ynë për perspektivën europianë mbetet i pandryshuar. Qëndrojmë pranë dy vendeve, qytetarët e të cilëve janë të zhgënjyer”, është shprehur Hahn.

REZOLUTA
Në rezolutën, që pritet të votohet këtë të enjte, thuhet se Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për këto dy vende dhe se bllokimi i këtij procesi nga Franca, Holanda dhe Danimarka, do të sjellë destabilitet në të gjithë rajonin. Vetë PE është shprehur se Tirana dhe Shkupi duhet t’i fillojnë negociatat me BE, pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn dekalroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment