Sport

Zbardhen datat, futbolli italian nis me dy super ndeshje pas karantinës!

Të shtunën e 13 qershorit do të jetë radha e Juventus-Milan, që do të rihapë zyrtarisht Serie A në “Allianz Stadium” në orën 20:45
Featured image of article: Zbardhen datat, futbolli italian nis me dy super ndeshje pas karantinës! Foto ilustruese

Futbolli italian rikthehet pas karantinës prej koronavirusit. Ndeshja e parë nuk do të jetë në Serie A, por në Kupën e Italisë. Kështu ka vendosur Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora, duke qenë se ndeshjet do të transmetohen falas nga RAI.

Ky vendim ka ngjallur polemika dhe reagime nga tri prej katër klubeve të përfshira në këtë kompeticion (Inter, Juventus, Milan). Sidoqoftë, tashmë gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka kthim pas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjysmëfinalet e kthimit do të luhen në datat 13 dhe 14 qershor. Të shtunën e 13 qershorit do të jetë radha e Juventus-Milan, që do të rihapë zyrtarisht Serie A në “Allianz Stadium” në orën 20:45, ndërsa të dielën po në të njëjtin orar në “San Paolo” do të luhet Napoli-Inter.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment