Politike

Zaloshnja nxjerr dokumentet, i përgjigjet PD-së: Nuk kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

Analisti ka publikuar disa dokumente që sipas tij tregojnë se nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit
Featured image of article: Zaloshnja nxjerr dokumentet, i përgjigjet PD-së: Nuk kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit Eduard Zaloshnja, analist
Përditësuar:

Analisti Eduard Zaloshnja u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike që e akuzuan se ka qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Ai ka publikuar disa faqe të një dokumenti, ku sipas tij tregohet se nuk ka qenë asnjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në dokumente shihet vendimi i ish-Sigurimit të Shtetit ku janë vënë edhe emrat e kryetares dhe të anëtarëve.

Gazeta RD, ku kam botuar artikujt e mij te pare qysh ne lindjen e saj, me akuzoi para disa muajve se kam qene bashkepunetor i ish-Sigurimit te Shtetit.

Por dokumenti bashkengjitur i Autoritetit te Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit, treogon se une nuk kam qene ndonjehere as bashkepunetor i ish-Sigurimit te Shtetit dhe as i survejuar apo i favorizuar prej tij,”– shkruan Zaloshnja krahas dokumenteve.

Në një shkrim të botuar nga gazeta Rilindja, organi qendror i Partisë Demokratike aludonte se Zaloshnja ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment