Rajoni

Maqedonia e Veriut pritet të lejojë përdorimin e marijuanës në publik, Zaev : Mund të ndihmojë turizmin!

Në një intervistë për radion shtetërore gjermane, Deutsche Welle, Zaev ka thënë se kjo çështje është akoma në debatin publik dhe nëse rezulton se opinioni i përgjithshëm është pozitiv, atëherë do të kalojmë në përgatitjen e kornizës ligjore.
Featured image of article: Maqedonia e Veriut pritet të lejojë përdorimin e marijuanës në publik, Zaev : Mund të ndihmojë turizmin! Zoran Zaev

SHKUP-Kryeminstri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev,  pritet të lejojë përdorimin e gjerë të mariuanës në publik, duke dekriminalizuar përdorimin e saj.

Në një intervistë për radion shtetërore gjermane, Deutsche Welle, Zaev ka thënë se kjo çështje është akoma në debatin publik dhe nëse rezulton se opinioni i përgjithshëm është pozitiv, atëherë do të kalojmë në përgatitjen e kornizës ligjore.

Gjithashtu ai ka shtuar se qeveria është e bindur që përdorimi i marijuanës për qëllime turistike do të ndihmojë turizmin në Maqedoninë e Veriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ideja është të japim mundësi për vendet turisitike, përfshirë këtu edhe Shkupin, pse jo, një vend serioz turisitik, kafenetë ekzistuese dhe ato të reja, me standarde të caktuara – ventilimi, dëshmia për origjinën e marihuanës, etj, për të lejuar konsumimin e marihuanës brenda tyre. Sipas standardeve të barabarta për të gjithë, çdokush mund të aplikojë. Besoj se për një vend të vogël mund të sjellë zhvillim serioz të hotelerisë, turizmit dhe të ngjashme” , tha kryeministri Zaev për Deutsche Welle.

(k.a/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment