Rajoni

Zaev nis punën për krijimin e qeverisë së re, takon të gjithë liderët e partive shqiptare

Dje takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ate të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërkohë sor Zaev sot takoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela dhe ate të Alternativës, Afrim Gashi.
Featured image of article: Zaev nis punën për krijimin e qeverisë së re, takon të gjithë liderët e partive shqiptare Zoran Zaev, kreu i LSDM

MAQEDONI E VERIUT- Zoran Zaev, kreu i LSDM, parti e cila ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut ka nisur punën për krijimin e qeverisë së re. Mediat vendase bëjnë me dije se Zaev është takuar me krerët e të gjitha partive shqiptare dhe po përpiqet për të formuar një koalicion qeverisës.

Dje takoi kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ate të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ndërkohë sor Zaev sot takoi kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela dhe ate të Alternativës, Afrim Gashi.

Nga LSDM kanë theksuar po zhvillohen bisedime për koalicionin e ardhshëm, por ato nuk kanë hyrë në fazën kur mund të bisedohet për marrëveshje konkrete.  LSDM po synon të formojë koalicionin qeverisë pasi që siguroi 46 mandate deputetësh në zgjedhjet e 15 korrikut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Llogaritjet për formimin e koalicionit janë LSDM 46 , BDI 15 dhe 1 deputet i PDSH që do të siguronin 62 deputetë. Por edhe koalicioni i mundshëm me 12 deputetët e ASH- AA që do të përbënin një maxhorancë të qëndrueshme prej 74 deputetësh, por pa opozitë shqiptare.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment