Rajoni

Zaev: Greqia do të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19

Duke folur për tema të tjera të takimit të tij me Mitsotakis në Athinë dje, Zaev tha se ata kishin rënë dakord të zhvillonin një sesion të dytë ndërqeveritar për dimrin, mundësisht deri në fund të vitit dhe më pas të nënshkruanin një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë.
Featured image of article: Zaev: Greqia do të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19 Kyriakos Mitsotakis dhe Zoran Zaev

SHKUP– Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gatishmëri që Greqia të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19 në mënyrë që të përshpejtojë procesin, tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Mia. mk 

Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht, vendet anëtare shkojnë së pari, dhe vetëm pastaj kandidatët. Nëse mund të organizohet për ne 15 deri në 20 ditë përpara, atëherë kjo është e mirëseardhur,”– tha Zaev.

Duke folur për tema të tjera të takimit të tij me Mitsotakis në Athinë dje, Zaev tha se ata kishin rënë dakord të zhvillonin një sesion të dytë ndërqeveritar për dimrin, mundësisht deri në fund të vitit dhe më pas të nënshkruanin një marrëveshje për të shmangur taksimin e dyfishtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne mbajtëm seancën e parë në Shkup, me (ish-kryeministrin grek Alexis) Tsipras. Tani do të organizojmë të dytën në Athinë, ku duhet të nënshkruajmë një marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë, i cili do të hapë një fushë të madhe për investime greke, për kompani shumëkombëshe me origjinë greke,”– tha Kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin e ardhshëm dhe zbatimin e dispozitave të planit të veprimit të Marrëveshjes së Prespës, ndër të cilat përparësi ka vazhdimi i punës së komiteteve të përbashkëta të ekspertëve për çështje historike, arsimore dhe arkeologjike.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment