Rajoni

Zaev dorëzon emrat e ministrave të propozuar në Kuvend: Javën tjetër Maqedonia e Veriut do të ketë qeverinë e re

Meidat vendase kanë bërë të ditur se sipas listës  nga 19 ministri që do të ketë qeveria e re, 6 do të jenë shqiptarë nga BDI ndërsa  11 të LSDM.
Featured image of article: Zaev dorëzon emrat e ministrave të propozuar në Kuvend: Javën tjetër Maqedonia e Veriut do të ketë qeverinë e re Zoran Zaev

MAQEDONI E VERIUT– Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dorëzuar ditën e sotme në  në Kuvend emrat e ministrave të propozuar për qeverinë e re.

Meidat vendase kanë bërë të ditur se sipas listës që ka dorëzuar Zaev në Kuvend nga 19 ministri që do të ketë qeveria e re, 6 do të jenë shqiptarë nga BDI ndërsa 11 të LSDM.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka propozuar për ministra Fatmir Besimin për Ministrinë e Financave, Bujar Osmanin për Ministrinë e Jashtme, Naser Nuredini për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kreshnik Bekteshin për Ministrinë e Ekonomisë, Artan Grubin për Ministrinë e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër , si dhe Jeton Shaqirin për Ministër të Shoqërisë së Informatikës dhe Administratës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq  Zaev ka thënë se i ka kërkuar kryeparlamentarit Talat Xhaferit, kryeparlamentarit t’u japë kohë deputetëve për ministrat duke i garantuar  se javën tjetër Maqedonia e Veriut do të ketë qeverinë e re.

“Pres nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi t’iu jep kohë të mjaftueshme deputetëve që të njoftohen me propozim-programin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar. Presim debat cilësor në Kuvend dhe presim që propozimet të marrin shumicën e nevojshme, pas çka nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut dhe qytetarët do ta kenë Qeverinë e re, të përkushtuar në realizimin e programit”-tha Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të listës.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment