Rajoni

Zaev flet për zgjedhjet e parakohshme: Nuk do ia sugjeroja Shqipërisë qeverinë teknike

Nga ana tjetër Zaev ka shprehur bindjen se qeveria teknike do t’ia dalë të mirëorganizojë zgjedhjet e 12 Prillit, por tërhoqi vërejtjen se një model të këtillë, për kapërcimin e përplasjeve politike, dhe nuk do t’ua rekomandonte politikanëve në Tiranë.
Featured image of article: Zaev flet për zgjedhjet e parakohshme: Nuk do ia sugjeroja Shqipërisë qeverinë teknike Zoran Zaev, ish-kryeministër i Maqedonisë

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut dhe lider i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se zgjidhja më e mirë nuk është qeveria teknike para zgjedhjeve.

Nga ana tjetër Zaev ka shprehur bindjen se qeveria teknike do t’ia dalë të mirëorganizojë zgjedhjet e 12 Prillit, por tërhoqi vërejtjen se një model të këtillë, për kapërcimin e përplasjeve politike, dhe nuk do t’ua rekomandonte politikanëve në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është pengesë, këto zënka, pushtet dhe opozitë, ministër teknik i Punëve të Brendshme dhe i Punës dhe Politikës Sociale me pjesën tjetër të Qeverisë që mbështet nga shumica parlamentare, më shumë shkakton probleme sesa zgjidhje”, tha Zaev. Zoran Zaev thotë se ai dhe partia e tij edhe për këto zgjedhje do të kërkojnë votat e shqiptarëve dhe me gjithë rezervat, pret që mbështetja të rritet në raport me zgjedhjet e fundit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment