Showbiz

Zac Efron ‘i çmendur’ pas Selenës, është kjo një histori e re dashurie?

Ndarja nga Justin Bieber i shkaktoi jo pak, por shëndetin mendor Selena Gomez-it. Bukuroshja nga Teksasi prej kohësh tashmë ndjek rregullisht vizitat me psikologët dhe një vit më parë ajo qëndroi e shtruar në spital pasi gjendja e saj nuk ishte shumë e mirë.
Featured image of article: Zac Efron ‘i çmendur’ pas Selenës, është kjo një histori e re dashurie? Selena Gomez dhe Zac Efron
Përditësuar:

Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, vështirësitë e shumta i kaloi në shëndetin e saj. Fansat e këngëtares po presin me padurim shërimin e saj dhe ngjitjen sërish në skenë.

Disa lajme të fundit pranë këngëtares bëjnë me dije se ajo dëshiron të krijojë një lidhje të re dashurie, e sipas tyre Zac Efron do të ishte i dashuri perfekt për të. Të dy janë shumë të suksesshëm në atë që bëjnë dhe të dy kanë arritur të vjedhin zemrat e publikut, Zac në “High Scool Musical”, ndërsa Selena në “Wizards of Waverly Place”.

Zac Efron dhe Selena Gomez

Gjithçka nisi nga një ‘follow’ në Instagram. Ditën e djeshme aktori ka filluar të ndjekë Selenën dhe kaq është dashur që fansat të fillojnë të mendojnë se mes tyre po lind një histori dashurie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpresoj që Zac Efron dhe Selena Gomez të martohen”, -ka shkruar një fans. Ndërkohë që Selena ende nuk i ka bërë folloë, kjo si pasojë e mos aktivizimit të saj në Instagram.

L.K/Dosja.al

Shto Koment