Politike

Yuri Kim uron Skënderbeun: Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë, një frymëzim për të gjithë ne!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Featured image of article: Yuri Kim uron Skënderbeun: Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë, një frymëzim për të gjithë ne! Yuri kim

TIRANË- Sot në 6 maj është ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili për herë të parë e pa dritën e diellit në vitin e largët 1405. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në instagram statujën e tij në Michigan, teksa i uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Në komentin bashkangjitur fotos ambasadorja shkruan se ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Yuri Kim (@usambalbania)

Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë ,një frymëzim për të gjithë ne!”– shkruan Kim.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment