Aktualitet

Yuri Kim uron ditën e Çlirimit me vargjet e Naim Frashërit: O atdhe! Më i dashur sa më s’ka…

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim i ka cilësuar këto vargje si frymëzuese dhe Naim Frashërin si një poet të madh.
Featured image of article: Yuri Kim uron ditën e Çlirimit me vargjet e Naim Frashërit: O atdhe! Më i dashur sa më s’ka… Yuri Kim

TIRANË-Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka uruar Shqipërinë për Ditën e Çlirimit me disa vargje nga poeti Naim Frashëri. Në një status që ka bërë në Twitter, ambasadorja i ka cilësuar këto vargje si frymëzuese dhe Naim Frashërin si një poet të madh.

Statusi i Ambasadës Amerikane: 

Me këto vargje frymëzuese nga poeti i madh Naim Frashëri, ne nderojmë Ditën e Çlirimit të Shqipërisë!

O atdhe! Më i dashur sa më s’ka

Më je nënë, më je motër, më je vlla.

Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhè

Sot në 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, presidenti ilir Meta dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat e qeverisë kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga forcat fashiste.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment