
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë thirrje institucioneve si Parlamenti, Presidenca, dhe të drejtësisë që të vazhdojnë me urgjencë punën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shkruan se i vjen mirë që ka progres në ngritjen e Kushtetueses, por që duhet përmbushur opremtimiqë u është dhënë shqiptarëve për reformën në drejtësi.
“Është mirë të shohësh progres drejt funksionimit të Kushtetutës deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit JAC për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimet për njerëzit e Shqipërisë për drejtësi,”- tha Kim.
Më 7 shtator, kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet funksionale dhe më 21 janar të 2021 të ketë filluar punën. Kushtetuesja prej vitesh nuk është funksionale për shkak të shkarkimit të anëtarve nga procesi i Vettingut por është kushti kryesor për të ardhmen e Shqipërinë në Bashkimin Europian.
(f.m/dosja.al)